Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mejë të Gjakovës, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar se aksidenti ndodhi rreth orës 08:40 në aksin rrugor Gjakovë – Ponoshec dhe janë përfshirë dy automjete.
“Përveç dëmeve materiale, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin,” bëri të ditur Elezaj.
Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar shkaqet e aksidentit.