Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aksident tragjik në Kaçanik: Një person humb jetën pas rrokullisjes së një traktori

Valon Arifi by Valon Arifi
11/06/2025
in Lajme
0
Aksident tragjik në Kaçanik: Një person humb jetën pas rrokullisjes së një traktori
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 14:15 në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik, ku si pasojë e rrokullisjes së një traktori ka humbur jetën një person.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të informacionit, patrullat policore janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku është gjetur një person i shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Menjëherë është kërkuar ndihma emergjente, por për fat të keq, ekipi mjekësor i urgjencës ka konstatuar se viktima nuk kishte shenja jete”, ka deklaruar Veseli.

Sipas tij, rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta, por dyshohet se traktori është rrokullisur disa metra nga rruga e fshatit Stagovë, duke përfunduar poshtë në rrugën magjistrale Kaçanik–Hani i Elezit.

“Në lidhje me rastin është njoftuar njësia rajonale e trafikut për procedurat e mëtejme”, ka shtuar ai.

Policia dhe organet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Related

Previous Post

Kujdes! Kjo është temperatura ideale për kondicionerin gjatë ditëve të nxehta të verës

Next Post

Aksion në Prishtinë: Arrestohen avokat dhe instruktor nën dyshime për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim milionësh

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.