Arbër Gashi, shef i njësisë në Prizren të ndërmarrjes publike “Ekoregjioni” dhe Ragip Zejna, pronar i kompanisë “Dielli Construction”, janë dy të arrestuarit në aksionin e urdhëruar nga Prokuroria Speciale të hënën.
Të dy dyshohen për përfshirje në një aktivitet prokurimi të ndërmarrjes publike “Ekoregjioni”, tha Prokuroria Speciale në një njoftim për media të hënën.
Prokuroria Speciale tha se hetuesit policorë kanë kryer bastisje në ambientet e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni” në Prizren, si dhe të kompanisë “Dielli Construction” në Ferizaj.
Tenderi për të cilin besohet se janë arrestuar dy të dyshuarit lidhet me blerjen e pesë kamionëve dhe një autofshese nga ndërmarrja “Ekoregjioni”. Vlera e tenderit është rreth 400 mijë euro. /Paparaci.com

