Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aktakuzë ndaj katër personave për falsifikim të rezultatit të votimit në Shtime

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
18/03/2026
in Lajme
0
Aktakuzë ndaj katër personave për falsifikim të rezultatit të votimit në Shtime
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave me inicialet Y.S, B.V, Sh.B dhe R.R, të dyshuar për veprën penale “falsifikim i rezultateve të votimit” për zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet: Y.S, B.V, Sh.B, dhe R.R, për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të pandehurit dyshohet se më 30 dhjetori të vitit të kaluar, në Qendrën Komunale të Numërimit në Shtime, gjatë procesit të numërimit të votave për vendvotimet dhe në cilësinë e anëtarëve të ekipit të numërimit, duke vepruar në bashkëkryerje dhe me dashje direkte, në kundërshtim të plotë me rregullat dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin zgjedhor dhe aktet nënligjore të KQZ-së, kanë ndërmarrë veprime të koordinuara dhe të ndërlidhura, me qëllim të shtrembërimit të rezultateve të votimit.

Tutje, në akatuzë theksohe se “ në atë mënyrë që i pandehuri Y.S, në cilësinë e dëftuesit të votave, ka lexuar dhe komunikuar në mënyrë të pasaktë dhe të pakontrolluar votat nga fletëvotimet, i pandehuri B.V., duke përdorur qasje ekskluzive në sistemin elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka regjistruar të dhëna të pasakta në sistem, pa lejuar mekanizma verifikimi dhe kontrolli nga anëtarët e tjerë, ndërsa të pandehurit Sh.B dhe R. R., edhe pse prezent dhe pjesëmarrës aktiv në procesin e ndarjes dhe verifikimit të fletëvotimeve, me vetëdije kanë dështuar të ndërmarrin veprime për të parandaluar ose korrigjuar parregullsitë evidente, duke pranuar dhe mundësuar zhvillimin e një procesi të parregullt dhe të pakontrolluar, me ç’rast, përmes këtij mekanizmi të organizuar të veprimit dhe mungesës së kontrollit të ndërsjellë, janë regjistruar rezultate të pasakta të votimit për kandidatët, të cilat janë konstatuar si mospërputhje thelbësore gjatë procesit të rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), duke cenuar drejtpërdrejt integritetin, besueshmërinë dhe ligjshmërinë e procesit zgjedhor”.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit të shpallen fajtor për veprën penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

 

Related

Previous Post

Thaçit i hiqen kufizimet për vizita me një person, i mbeten në fuqi për të tjerët

Next Post

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa fiskale për të ndaluar rritjen e çmimeve të naftës

Next Post
Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa fiskale për të ndaluar rritjen e çmimeve të naftës

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa fiskale për të ndaluar rritjen e çmimeve të naftës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.