Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aktakuzë ndaj Ministrit Fikrim Damka, bashkë me u.d. e Sekretarit dyshohen se dëmtuan mbi 1 milion euro buxhetin e shtetit

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, shkruan Reporteri.net.

Valon Arifi by Valon Arifi
04/07/2025
in Lajme
0
Aktakuzë ndaj Ministrit Fikrim Damka, bashkë me u.d. e Sekretarit dyshohen se dëmtuan mbi 1 milion euro buxhetin e shtetit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktakuza është ngritur edhe ndaj B.K., ushtrues i detyrës së sekretarit të kësaj ministrie. Ata akuzohen se, nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran” dhe se kështu kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 1 milion euro.

“Sipas aktakuzës të pandehurit, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, duke financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike….Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv, pasi vetëm me këto lloje dënimesh do të arrihet qëllimi i paraparë me nenin 38 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prishtinë, 04 Korrik 2025– Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.D. dhe B.K. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

F.D., në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, dhe B.K., në cilësinë e ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, akuzohen se, nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran”.

Sipas aktakuzës të pandehurit, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, duke financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 1,040,000 euro.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv, pasi vetëm me këto lloje dënimesh do të arrihet qëllimi i paraparë me nenin 38 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Related

Previous Post

Rusia sulmon Kievin me 539 dronë dhe 11 raketa

Next Post

Thellohet skandali, ministri i Kurtit me aktakuzë dhuroi para jashtëligjshëm për organizatën që drejtohej nga zëvendësministrja Liza Gashi

Next Post
Thellohet skandali, ministri i Kurtit me aktakuzë dhuroi para jashtëligjshëm për organizatën që drejtohej nga zëvendësministrja Liza Gashi

Thellohet skandali, ministri i Kurtit me aktakuzë dhuroi para jashtëligjshëm për organizatën që drejtohej nga zëvendësministrja Liza Gashi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.