Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Aktakuzë ndaj tre policëve që sulmuan të prangosurin në Klinë

Valon Arifi by Valon Arifi
11/08/2025
in Lajme
0
Aktakuzë ndaj tre policëve që sulmuan të prangosurin në Klinë
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i krimeve të përgjithshme, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-zyrtarëve policorë, N.G., SH.S dhe E.E., për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale: “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” dhe veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga Kodi penal i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, tre të pandehurit, N.G., SH.S dhe E.E. në cilësinë e zyrtarëve policorë nga Njësia reaguese e stacionit policor të Klinës ,përkatësisht në shtëpinë e të dëmtuarit D.K., duke vepruar në bashkëkryerje dhe duke keqpërdorur autorizimet e tyre (në kundërshtim me nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-076 për policinë), me dashje keqtrajtojnë personin tjetër dhe atë të dëmtuarin, në atë mënyrë që, pasi të pandehurit i përgjigjen thirrjes së një ankese të qytetarit i cili ishte sulmuar nga i dëmtuari në këtë rast, ata e identifikojnë dhe shkojnë te shtëpia e tij në vendin e lartë cekur, ku fillimisht e njoftojnë se duhej të shoqërohej në stacionin policor, e më pas duke tentuar ta prangosnin, të pandehurit SH.S dhe E.E e mbajnë nga krahët të dëmtuarin D.K., ndërsa i pandehuri N.G. fillon ta godasë të dëmtuarin me shuplaka disa herë në kokë e më pas edhe me grushte në pjesën e abdomenit, duke cenuar kështu rëndë dinjitetin njerëzor të tij. Me çka duke vepruar si bashkë kryes kanë kryer vepër penale: “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri N.G., akuzohet për veprën penale: “Lëndim i lehtë trupor”, pasi që në cilësinë e zyrtarit policor, përkatësisht në shtëpinë e të dëmtuarit, i pandehuri me dashje i shkakton lëndime të lehta personit tjetër dhe atë të dëmtuarit D.K., ku aie godet të dëmtuarin me shuplaka disa herë në kokë e më pas edhe me grushte në pjesën e abdomenit, si rezultat i tyre të dëmtuarit i shkaktohen lëndime të lehta trupore të konstatuara si në akt ekspertimin mjekoligjor.

Tre të pandehurit, nga prokurori i çështjes, akuzohen edhe për veprën penale: “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” sepse me datë 28 qershor 2025, në stacionin policor në Kline, ne cilësinë e zyrtarëve policorë me dashje dhe duke vepruar në bashkëveprim, merren vesh mes vete për të njoftuar personin zyrtar për hetim bëjnë lajmërim të rremë kinse, i dëmtuari D.K., ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Prokurori i shtetit përveç që ka kërkuar që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale që ju vihen në barrë nga aktakuza, ka propozuar dënimin plotësues për të pandehurit “Ndalimin e ushtrimit te funksioneve në vende publike ose shërbime publike”./Periskopi/

Related

Previous Post

Ish-drejtori i RTK-së flet për një skenar për ta rikthyer Jeta Xharrën: Për ta mbuluar pazarin, shpikin një temë

Next Post

Ministria e Shëndetësisë apelon për masa mbrojtëse ndaj temperaturave të larta gjatë periudhës 11-15 gusht 2025

Next Post
Ministria e Shëndetësisë apelon për masa mbrojtëse ndaj temperaturave të larta gjatë periudhës 11-15 gusht 2025

Ministria e Shëndetësisë apelon për masa mbrojtëse ndaj temperaturave të larta gjatë periudhës 11-15 gusht 2025

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.