Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Alarm kombëtar | Si tregoi Vjosa Osmani se “Shtëpia e Bardhë” nuk pranoi idenë që Kosova të përfaqësohet nga Albin Kurti në “Bordin e Paqes”?

Enesa Veseli by Enesa Veseli
10/03/2026
in Lajme
0
Alarm kombëtar | Si tregoi Vjosa Osmani se “Shtëpia e Bardhë” nuk pranoi idenë që Kosova të përfaqësohet nga Albin Kurti në “Bordin e Paqes”?
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishja përfundimtare e raporteve mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka filluar ta nxjerrë në dritë anën e errët të kësaj marrëdhënie politike.

 

Vetëm më pak se një muaj nga përfundimi i mandatit të saj, presidentja aktuale, Osmani, e cila nuk u nominua për një mandat të dytë nga Kurti dhe partia e tij, Vetëvendosje, ka treguar momente që lënë të nënkuptojnë se kryeministri aktual, Albin Kurti nuk është një figurë e pranueshme për Shtëpinë e Bardhë, shkruan Demokracia.com.

Osmani, duke folur për përfaqësimin e Kosovës në “Bordin e Paqes” së inicuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, ka zbuluar se Shtëpia e Bardhë i kishte dërguar ftesën në orën 2 e gjysmë të natës për të udhëtuar në Davos të Zvicrës.

Por, ndonëse në të njejtin vend ishte edhe kryeministri Kurti, duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, Osmani kishte pyetur Shtëpnë e Bardhë se “meqenëse kryeministri është në Davos, a mund të vijë ai?”. Por, sipas Osmanit, asaj i është kërkuar në mënyrë eksplicite që ajo duhet të udhëtojë në cilësinë e presidentes së Kosovës.

Ky rast lë të nënkuptohet se amerikanët, edhe pse janë njoftuar se në të njejti vend ndodhet kryeministri Kurti, ata nuk kanë dashur që ta ftojnë atë për të marrë pjesë në ceremonnë e nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes, një mekanizëm i ideuar nga presidenti amrikan, Trump, për paqen në Gaza të Lindjes së Mesme.

“Ftesa ishte nominalisht me emër dhe mbiemër, dhe në fakt erdhi në 2 e gjysmë të natës. Ne nuk e kemi pritur që do të vijë në ato momente. Unë vërtet nuk e kam pasur asnjë plan që të udhëtoj për Davos, mirëpo në momentin që na është dërguar ftesa, shefja ime e stafit ka qenë në komunikim me stafin e Shtëpisë së Bardhë, dhe pyetja e parë që ua ka bërë ka qenë; meqenëse kryeministri është në Davos, a mund të vijë ai? Ne nuk kemi pasur njohuri se çfarë ceremonie do të jetë ajo”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, vetëm pasi i është kërkuar në mënyrë eksplicite që ajo duhej të ishte prezente, ka vendosur të udhëtojë për në Zvicër.

“Neve na ka ardhur ftesa, unë e kam publikuar ftesën duke e vlerësuar gjithnjë, përfshirë edhe tani, që është në interes të madh të Republikës sonë që Kosova të ftohet, mirëpo nuk e kam pasur asnjë plan që të udhëtoj për Davos. Vetëm pasi na është bërë e qartë që kërkohet në mënyrë eksplicite prezenca ime si presidente, vetëm atëherë kemi udhëtuar”, ka treguar Osmani.

Më tej, Osmani ka treguar se edhe për pjesëmarrjen në Uashington, në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, i është thënë se ftesa “nuk mund të transferohet”.

“Madje insistohej nga ana e administratës së ShBA-ve që unë të udhëtoj edhe më shpejt, mirëpo unë nuk e anulova sepse atë ditë ishte përkujtimi i presidentit Rugova, përkujtimi i datës së vdekjes së tij, dhe unë nuk desha që të mungoj atë ditë në Kosovë, prandaj kam shkuar në Davos shumë vonë dikur rreth mesnatës, mos gabofsha. Dhe ashtu edhe ka ndodhur, pra, kjo ka qenë kërkesë eksplicite, ka qenë nominale, dhe edhe ftesa për Uashington DC pastaj kur na është dërguar, na është komunikuar që nuk mund të transferohet. Unë kam qenë tërë kohën në komunikim me këshilltarët më të afërt të presidentit Trump. Ishte nominale dhe ata kërkuan që të jem unë aty”, ka shpjeguar Osmani.

Presidentja Osmani ka treguar edhe për sjelljen e çuditshme të Kurtit pasi ajo i kishte kërkuar takim në orën 9 të mëgjesit të ditës kur do të mbahej nënshkrimi i Kartës së Bordit të Paqes në Davos, por me shumë vonesë i kishte kthyer përgjigje për takim dhe atë, pikërisht në orën kur do të mbahej ceremonia.

“Shefja ime e stafit qysh atë natë, sapo kemi arritur, në fakt ende pa arritur në Davos, sa ishim ende rrugës sepse ishte rrugë e gjatë, menjëherë atë natë ka tentuar që të kontaktojë me stafin e kryeministrit. Nuk kemi marrë përgjigje atë natë sepse kishte shumë pak orë para takimit. Ne ishim të ftuar në ceremoninë e nënshkrimit që të ishim në qendrën ku mbahej ceremonia qysh në orën 9 të mëngjesit, dhe ne kërkuam që sapo të nesërmen shumë herët në mëngjes, pra para se të shkoja unë atje, të komunikojmë me kryeministrin që ta njoftojmë për aq sa kishim informata se shumtën, them sinqerisht, nuk kemi pasur informata përtej ftesës. Ftesa ka qenë publike, thjesht na është thënë në orën 9 duhet të jeni në këtë adresë dhe pastaj ju japim detaje të tjera. Nuk kemi marrë përgjigje atë natë. Të nesërmen na është komunikuar që kryeministri mundet vetëm në orën 9 e gjysmë, por unë në orën 9 e gjysmë veçse isha në ceremony”, ka rrëfyer Osmani. / Demokracia.com /

 

Video nga kjo pjesë e intervistës:

 

Related

Previous Post

Lajm i mirë për bashkatdhetarët në Austri: Deri në 1,400 euro rimbursim nga shteti

Next Post

Çka u tha pas pezullimit të dekretit për zgjedhje

Next Post
Çka u tha pas pezullimit të dekretit për zgjedhje

Çka u tha pas pezullimit të dekretit për zgjedhje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.