Një bazë ushtarake amerikane në Maryland, ku qëndron avioni presidencial Air Force One, u vu në alarm pasi një paketë e dyshimtë me pluhur të bardhë u hap nga stafi.
Si pasojë, disa persona u sëmurën dhe disa u shtruan në spital në Qendrën Mjekësore “Malcolm Grow” të bazës. Si masë paraprake, ndërtesa ku u hap paketa dhe një tjetër pranë saj u evakuuan dhe zona u rrethua me kordon.
Shkalla e rrezikut dhe përbërja e pluhurit mbeten të panjohura, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet./Qendra.INFO

