Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Alarm në Kosovë — Serbia dyshohet të regjistrojë çdo kazermë dhe institucion të sigurisë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
02/10/2025
in Lajme
0
Alarm në Kosovë — Serbia dyshohet të regjistrojë çdo kazermë dhe institucion të sigurisë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 2 Tetor 2025 — Dronë serbë dyshohet se kanë shkelur hapësirën ajrore të Kosovës, duke rritur tensionet në rajon dhe shqetësuar institucionet e sigurisë. Lajmi vjen në një kohë kur çështja e sovranitetit dhe sigurisë ajrore është në qendër të debatit publik.

Murat Makolli, përfaqësues i sigurisë, tha për Klan Kosova se Serbia tenton vazhdimisht të regjistrojë çdo pikë të kazermave ushtarake dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës. “Këto lajme nuk më bëjnë të ndihem mirë, pasi këta dronë nuk duhet ta kalojnë hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, e cila është nën mbikëqyrjen e KFOR-it. Serbia tenton çdo herë të regjistrojë çdo pikë të kazermave tona apo institucioneve të sigurisë. KFOR-i mendoj që është përgjegjës për këto kalime. Ka ardhur koha që kryeministri [në detyrë] ta thërrasë komandantin e KFOR-it dhe Këshillin e Sigurisë për ta diskutuar këtë çështje”, tha ai në “Kosova Today”.

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë, Fidair Berisha, paralajmëroi rrezikun që paraqesin dronët serbë. “Ka tash e dy muaj që realisht dronët nga Serbia po hyjnë në këtë anë, e që kanë cenuar sigurinë ajrore. Duhet bashkëpunim për të gjetur fillin e këtij zhvillimi”, tha Berisha.

Ngjarja vjen ndërkohë që tensionet në rajon mbeten të larta, ndërsa Kosova kërkon mbrojtje të plotë të hapësirës ajrore dhe sovranitetit të saj./ Klan.KS

Related

Previous Post

Tragjedi në Manchester — dy të vdekur dhe tre të plagosur pas sulmit me veturë dhe thikë në një sinagogë

Next Post

Petkoviq reagon pas largimit të instalacionit cirilik me motive të flamurit serb nga Mitrovica e Veriut

Next Post
Petkoviq reagon pas largimit të instalacionit cirilik me motive të flamurit serb nga Mitrovica e Veriut

Petkoviq reagon pas largimit të instalacionit cirilik me motive të flamurit serb nga Mitrovica e Veriut

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.