Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 7 prill.
Për 7 prill, janë përcaktuar këto çmime maksimale: Dizeli: 1.88 euro për litër; Benzina: 1.46 euro për litër; Gazi: 0.74 euro për litër
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se bazuar ne vendimin e datës 05.04.2026 për caktimin e çmimit maksimal, për datën 06.04.2026, çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës mbesin të njëjta sikur në ditën paraprake.
Për ditën 07.04.2026, çmimet maksimale të lejuara janë si vijon:
“MINTI u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të respektojnë me përpikëri vendimin e ri të nënshkruar nga ministrja Rozeta Hajdari Kusari-Lila, me synimin për të garantuar një treg funksional dhe të qëndrueshëm, në shërbim të konsumatorëve. Autoritetet kanë paralajmëruar se çdo shkelje e këtij vendimi do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

