Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Albulena Haxhiu, në gjykatë para Kuvendit

Valon Arifi by Valon Arifi
23/06/2025
in Lajme
0
Albulena Haxhiu, në gjykatë para Kuvendit
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pak para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, është paraqitur në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku është paraparë të mbahet seanca gjyqësore për hedhje të gazit lotsjellës në vitin 2016 në Parlament.

Megjithatë, seanca është shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarve të tjerë.

Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi e Pal Lekaj akuzohen se në shkurt të 2016-ës kanë futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke e kryer veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Aktakuza ka të bëjë me kohën kur partitë atëherë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kundërshtonin marrëveshjen Kosovë-Mali i Zi për demarkacionin e kufirit dhe marrëveshjen Kosovë-Serbi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./EO

Related

Previous Post

Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, Rama: Së shpejti, një tjetër marrëveshje bashkëpunim

Next Post

Sa shqiptarë jetojnë në Iran? Disa prej tyre duan të largohen nga vendi!

Next Post
Sa shqiptarë jetojnë në Iran? Disa prej tyre duan të largohen nga vendi!

Sa shqiptarë jetojnë në Iran? Disa prej tyre duan të largohen nga vendi!

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.