03 Tetor 2025 – Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka akuzuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, se ka dalë hapur në krah të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Kristian Mickoski, në dëm të interesave dhe të drejtave të shqiptarëve në këtë shtet.
Ahmeti tha se përfaqësimi i shqiptarëve në qeverinë e Shkupit po degradon, duke shtuar se veprimet e Kurtit kanë krijuar perceptimin e një mbështetjeje për politika antishqiptare.
“Pse Albin Kurti merr anën e Mickoskit? Ka marrë anë dukshëm, mua nuk më pengon. Unë kam bashkëpunuar me të gjitha partitë në Shqipëri dhe Kosovë, asnjëherë nuk kam marrë anë. Na duhen marrëdhënie të mira me të dyja shtetet shqiptare. Por ai ka marrë anë hapur në mbështetje të politikave antishqiptare të Mickoskit. Dy muaj me radhë mediat në RMV janë marrë me Korridorin e 8, se po ndërtohet në Shqipërinë e Madhe”, tha Ahmeti.

