Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ali Ahmeti: U përgjova nga maqedonasit, provat në Hagë janë inskenuar nga serbët

Enesa Veseli by Enesa Veseli
03/10/2025
in Lajme
0
Ali Ahmeti: U përgjova nga maqedonasit, provat në Hagë janë inskenuar nga serbët
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ali Ahmeti, lideri i BDI-së dhe politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ka deklaruar se është subjekt i përgjimeve nga shërbimet e sigurisë maqedonase. Ai tha se këto përgjime dëshmojnë për angazhimin e tij për të mbështetur themelimin e Gjykatës Speciale, me qëllim nxjerrjen në dritë të së vërtetës mbi luftën në Kosovë.

Në një intervistë për “Euronews”, Ahmeti tha:

“Unë jam i përgjuar nga Maqedonia dhe në ato përgjime shihet qartë se si flas me deputetë për ta votuar Gjykatën Speciale, jo që ajo të devijojë apo të krijojë dëshmitarë të rremë, por që e vërteta të dalë në pah, e vërteta që është fshehur në librin e verdhë.”

Ai theksoi se nuk pranon që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të gjykohet për ngjarje që sipas tij janë të inskenuara nga shërbimet serbe:

“Si mund ta gjykosh UÇK-në për rastin e Pejës, ku u vranë 9 serbë? Më vonë doli se ishte vetë organizim i shërbimeve serbe. Ashtu si rasti i Martinoviqit, që dhunoi veten dhe akuzoi shqiptarët.”

Ahmeti ngriti shqetësimin se shumë prej akuzave që rëndojnë mbi shqiptarët janë pjesë e një fushate dezinformimi të orkestruar nga shërbimet sekrete serbe, dhe nënvizoi rëndësinë e zbardhjes së të vërtetës për të ndërtuar drejtësi dhe pajtim në rajon.

Related

Previous Post

Prapaskenat – Donad Trump kërcënoi Netanyahun: Bibi, merre ose lëre!

Next Post

Lumir Abdixhiku: LDK-ja është bërë tabelë qitjeje në fushatë — 12 tetori do të jetë përgjigjja

Next Post
Lumir Abdixhiku: LDK-ja është bërë tabelë qitjeje në fushatë — 12 tetori do të jetë përgjigjja

Lumir Abdixhiku: LDK-ja është bërë tabelë qitjeje në fushatë — 12 tetori do të jetë përgjigjja

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.