Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Altin Dumani revoltohet në Komision: ‘Po ç’janë këto pyetje pa fakte

Enesa Veseli by Enesa Veseli
16/10/2025
in Lajme
0
Altin Dumani revoltohet në Komision: ‘Po ç’janë këto pyetje pa fakte
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, reagoi ashpër gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, pas një pyetjeje të drejtpërdrejtë nga deputeti Tedi Blushi. Pyetja kishte të bënte me një takim të mundshëm mes Dumanit dhe ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Dumani e konsideroi pyetjen të papranueshme dhe pa asnjë bazë, duke e cilësuar si një spekulim të rrezikshëm që po dëmton opinionin publik dhe integritetin e institucionit që ai drejton.
“Ishte e bukur kjo, a jam takuar me Charles McGonigal. Se si mund të bësh një pyetje të tillë, nuk e di. Që të bësh një pyetje të tillë duhet një indicie, një e dhënë. Ku është një indicie, një e dhënë?! Ore unë jam Altin Dumani, përfaqësoj Prokurorinë e Posaçme”, – deklaroi ai me tone të larta.

Dumani shtoi se ka dëgjuar për figurën e McGonigal për herë të parë në janar të vitit 2023, kur në media u publikuan të dhëna mbi një aferë të mundshme të përfshirjes së tij në aktivitete të dyshimta.
“Opinionin publik e mbushët, ka takuar McGonigal, pa asnjë përgjegjësi, pa pikë përgjegjësie! Edhe emrin dhe figurën për herë të parë në janar 2023 u publikuan të dhëna apo fakte për një aferë të mundshme të McGonigal”, – theksoi kreu i SPAK.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur SPAK është në qendër të vëmendjes publike dhe politike, për shkak të hetimeve të ndjeshme që po kryen ndaj zyrtarëve të lartë dhe ish-funksionarëve të shtetit shqiptar.

Related

Previous Post

Kapet në Morinë 27 mijë euro cash të padeklaruara, në hetim dy shtetas nga Kosova

Next Post

FSK “gabimisht” në Mitrovicën e Veriut: Automjetet qëndruan disa minuta, reagojnë qytetarët dhe Policia

Next Post
FSK “gabimisht” në Mitrovicën e Veriut: Automjetet qëndruan disa minuta, reagojnë qytetarët dhe Policia

FSK "gabimisht" në Mitrovicën e Veriut: Automjetet qëndruan disa minuta, reagojnë qytetarët dhe Policia

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.