Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, ka përshëndetur si “historike” mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku u diskutua një propozim për forcimin e armëpushimit në Gaza.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga Egjipti, Katari, Arabia Saudite, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Waltz tha në platformën X se mbledhja tregon udhëheqjen e fortë të Donald Trump-it në çështjen e Gazës.
Sipas agjencisë Reuters, SHBA-ja po kërkon një mandat të Këshillit të Sigurimit për krijimin e një force stabilizimi që do të vepronte në Gaza për një periudhë dyvjeçare kalimtare, gjatë së cilës Hamasi do të çarmatoset dhe do të vendosen struktura të reja qeverisëse. /mesazhi

