Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ambasadori Britanik: Bllokada politike e Kosovës po dëmton vendin

Valon Arifi by Valon Arifi
05/08/2025
in Lajme
0
Ambasadori Britanik: Bllokada politike e Kosovës po dëmton vendin
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Situata politike në vend, me bllokadën që po ndodh me formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të shkurtit, po kritikohet nga ambasadorët e vendeve të huaja të akredituar në Kosovë.

Është Jonathan Hargreaves, Ambasadori Britanik në Kosovë, ai që gjatë një takimi që sot zhvilloi me kreun e AAK-së, tha se kjo bllokadë po e dëmton vendin.

“Bllokada politike e Kosovës po dëmton vendin. Sot u takova me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për të shkëmbyer pikëpamje mbi sigurimin e veprimeve vendimtare kur të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese, si dhe rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve gjithëpërfshirëse komunale në tetor”, tha Hargreaves.

Për takimin është deklaruar edhe vetë Haradinaj, i cili theksoi nevojën urgjente për tejkalimin e bllokadës institucionale.

“Haradinaj ritheksoi se kjo bllokadë duhet të zhbllokohet pas datës 8 gusht, kur pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ai nënvizoi se funksionimi i plotë i institucioneve është thelbësor për stabilitetin demokratik dhe orientimin euroatlantik të Republikës së Kosovës”, tha AAK-ja në një komunikatë për media.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme për mbajtjen e seancës konstituive, duke ua ndaluar deputetëve të marrin vendime apo të ndërmarrin veprime nga data 27 korrik deri më 8 gusht, kur do të shpallet aktgjykimi i plotë mbi ngërçin në Kuvend.

Related

Previous Post

Vdesin nga uria 8 banorë të Gazës në 24 orët e fundit, përfshirë një fëmijë

Next Post

Qeveria dhe ZRrE injorojnë vendimin e Gjykatës për pezullimin e “tregut të lirë” të energjisë: Bizneset në pasiguri dhe krizë

Next Post
Qeveria dhe ZRrE injorojnë vendimin e Gjykatës për pezullimin e “tregut të lirë” të energjisë: Bizneset në pasiguri dhe krizë

Qeveria dhe ZRrE injorojnë vendimin e Gjykatës për pezullimin e “tregut të lirë” të energjisë: Bizneset në pasiguri dhe krizë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.