Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, pasi Irani goditi një bazë ushtarake amerikane në Katar. Por, pavarësisht deklaratës, luftimet nuk kanë ndalur – një raketë iraniane goditi mëngjesin e sotëm një ndërtesë banimi në jug të Izraelit, duke lënë të paktën tre të vdekur.
Eksperti për Lindjen e Mesme, Borivoj Erdeljan, deklaroi se kjo lëvizje e Trump-it ka rikthyer Shtetet e Bashkuara në rolin udhëheqës në rajon, një pozitë që e kishin humbur prej vitesh.
“Trump bëri një lojë të rrezikshme, por duket se ia doli. Amerika po merr sërish komandën,” tha Erdeljan. Ai shtoi se Irani ka pësuar humbje të mëdha, sidomos në kapacitetet bërthamore dhe raketore.
Sipas deklaratave izraelite, objektivat ushtarake janë përmbushur dhe nuk synohet ndryshimi i regjimit iranian, ndonëse çdo dobësim i tij konsiderohet si fitore.
Ndërkohë, lideri suprem iranian, Ali Khamenei, në moshën 86-vjeçare, ka përmendur tre emra si pasues të mundshëm në rast të vdekjes së tij – duke shtuar edhe më shumë pasiguri në të ardhmen politike të Iranit dhe të gjithë rajonit.