Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Anëtarët e VV-së në KQZ frikësohen nga OJQ-të që i regjistroi ministria e Sveçlës, s’e lejojnë akreditimin e vëzhguesve të tyre

Akreditimi i qindra vëzhguesve të organizatave vendore dhe ndërkombëtare për zgjedhjet e 12 tetorit është bërë temë e “nxehtë” dje në mbledhjen e KQZ-së.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
02/10/2025
in Lajme
0
Anëtarët e VV-së në KQZ frikësohen nga OJQ-të që i regjistroi ministria e Sveçlës, s’e lejojnë akreditimin e vëzhguesve të tyre
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Dy anëtarët e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi kanë shprehur dyshime për disa organizata që janë regjistruar nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila udhëhiqet nga Xhelal Sveçla.

Pasi drejtori i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Besnik Buzhala, ka prezantuar listën e organizatave joqeveritare që kanë aplikuar për akreditim të vëzhguesve, ka reaguar Sami Kurteshi i VV-së.

“Ishte një organizatë për të cilën kurrë nuk kam dëgjuar përpara dhe me numër jashtëzakonisht të madh të vëzhguesve, Fuqia e Zërit me 259 vëzhgues. A ka mundësi ndonjë sqarim apo diçka, se vërtetë unë kurrë nuk kam dëgjuar për këtë organizatë joqeveritare edhe nurmri i vëzhguesve është jashtëzakonisht i madh për një organizatë të panjohura”, ka thënë Kurteshi.

Më pas, drejtori i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Besnik Buzhala, ka sqaruar se organizata në fjalë dhe organizatat tjera janë të regjistruar në MPB sipas ligjeve të Kosovës.

“Njeri prej kritereve është që organizatat joqeveritare të jenë të regjistruara sipas ligjeve në fuqi, të jene të regjistruara në institucione përkatëse kjo organizatë e ka dëshmuar në bazë të dokumentacionit që është regjistruar”, ka thënë ai.

Shqetësime për këtë organizatë ka shprehur edhe anëtari i PDK-së në KQZ, Arianti Elshani.

Por, më i ashpër në këtë drejtim ka qenë anëtarit tjetër i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi

Ai ka ngritur shqetësime për praninë e organizatave të dyshimta dhe ndikimet e jashtme në proces, duke theksuar se duhet kujdes më i madh në verifikimin e tyre.

“Nën petkun e organizatave joqeveritare jo veç në Kosovë, por edhe në rajon, dhe shtetet tjera, qysh ishte edhe në zgjedhjet që u mbajtën në Moldavi ekziston rreziku permanent i futjes së ndikimeve të huaja nën petkun e vëzhguesve. Mendoj se nuk është kaq e thjesht që kritiket teknike me i këqyr qaq ngushtësisht, derisa na edhe për vëzhgues të subjekteve politike jemi shumë më rigoroz”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar që KQZ-ja të tregoi përgjegjësi më të madhe.

“Si zyrë e keni përgjegjësi edhe ne si institucion duhet të mendojmë më të keqen se çka kuptojnë procedurat që kontrollojnë organizata të dyshimta, si kemi hi ne në Google duhet edhe ju, është detyra e juve për organizatat që vijnë për herë të parë. Me dokumente ka se si organizatë joqeveritare një organizatë paramilitare që vazhdon lufta. Keni artikujt e mediave mbi ndikimin e jashtëm dhe luftën hibride në rajon. Nuk mundemi ne rreziku për me i kry detyrat siç duhet, detyra kryhet kur nuk na bini kriminelë, nëse duhet me i shkru këto detaje më falni për besë më vjen për keqardhje”, ka deklaruar ai.

Pas këtyre kritika është tërhequr rekomandimi për akreditimin e OJQ-së “Fuqia e Zërit” dhe disa organizatave tjera.

Në fund, KQZ-ja ka miratuar akreditimin e 521 vëzhguesve nga 26 organizata për zgjedhjet e 12 tetorit.

Related

Previous Post

Ngarkesë Specash Djegës Bllokohet në Kroaci për Pesticide të Ndaluara

Next Post

Emigranti shqiptar Pano Ruçi në grevë urie prej 17 ditësh para Parlamentit grek

Next Post
Emigranti shqiptar Pano Ruçi në grevë urie prej 17 ditësh para Parlamentit grek

Emigranti shqiptar Pano Ruçi në grevë urie prej 17 ditësh para Parlamentit grek

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.