Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Anija turke “Oruç Reis” kalon nga Ngushtica e Çanakalasë pas përfundimit të misionit në Somali

Valon Arifi by Valon Arifi
02/07/2025
in Lajme
0
Anija turke “Oruç Reis” kalon nga Ngushtica e Çanakalasë pas përfundimit të misionit në Somali
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi përfundoi me sukses misionin e saj të parë ndërkontinental në Somali, anija kërkimore sizmike “Oruç Reis” u kthye në Atdheun Blu (ujërat turke) dhe kaloi nëpër Ngushticën e Çanakalasë, e njohur ndryshe si Ngushtica e Dardaneleve, raporton Anadolu.

Anija “Oruç Reis” u nis nga porti turk Filyos më 4 tetor të vitit të kaluar dhe mblodhi të dhëna sizmike tredimensionale në një sipërfaqe prej 4.464 kilometrash katrorë në 3 blloqe të ndara detare gjatë misionit të saj të parë ndërkontinental në Somali.

Duke hyrë në Ngushticën e Dardaneleve nga jugu në orën 08:30, “Oruç Reis” gjatë lundrimit të saj u shoqërua nga anijet mbështetëse “Zağanos Paşa”, “Sancar” dhe anija gjurmuese “Ataman” si dhe nga fregatat e marinës TCG Gediz dhe TCG Turgutreis.

Anija “Oruç Reis” kaloi së pari memorialin e dëshmorëve në Gadishullin e Galipolit, pastaj tabelën “Ndalo udhëtar” në fshatin Kilitbahir dhe u drejtua drejt veriut.

Pasi të kalojë urën “Çanakkale 1915”, anija “Oruç Reis” do të vazhdojë lundrimin në Detin e Marmarasë dhe është planifikuar të arrijë në Bosfor nesër në mëngjes dhe të ankorohet në portin Filyos më 4 korrik.

Related

Previous Post

BE-ja premton mbështetje të plotë për nevojat financiare të Ukrainës

Next Post

Gjermanët i reagojnë Petkoviqit që u ankua për urat: Shikojeni një herë shtëpinë tuaj, Radoiçiq po lëviz lirshëm në Serbi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.