Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Anketa në Ballkanin Perëndimor: Erdogan tejkalon Trump, lideri më i pëlqyer në rajon

Enesa Veseli by Enesa Veseli
30/09/2025
in Lajme
0
Anketa në Ballkanin Perëndimor: Erdogan tejkalon Trump, lideri më i pëlqyer në rajon
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka rezultuar lideri më i pëlqyer në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë në një sondazh të zhvilluar në vendet e Ballkanit, ndërsa është renditur i dyti në Mal të Zi dhe i katërti në Serbi ndër liderët ndaj të cilëve publiku ka pikëpamje më pozitive, transmeton Anadolu.

Hulumtimi me titull “Anketa rajonale e Ballkanit Perëndimor” është realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi.

Në këtë anketë ballë për ballë me qytetarët, janë bërë pyetje si: “A mendoni se vendi juaj po ecën në drejtim të duhur apo të gabuar?”; “Cili është problemi më i madh me të cilin përballet vendi juaj sot?”; “Cili është problemi më i madh me të cilin përballet Evropa sot?”; “Çfarë lloj njerëzish kemi nevojë të na udhëheqin në të ardhmen?”; “Cilin vend e shihni si aleatin më të rëndësishëm për vendin tuaj?”; dhe “Çfarë mendimi keni për liderët botërorë dhe rajonalë të mëposhtëm – shumë negativ, disi negativ, disi pozitiv apo shumë pozitiv?”.

Pjesëmarrësit kanë theksuar se problemet kryesore me të cilat përballen vendet e tyre dhe me të cilat qeveritë duhet të merren janë “jeta e shtrenjtë, çmimet e larta, korrupsioni dhe papunësia”.

Në pyetjen “Çfarë mendimi keni për liderët botërorë dhe rajonalë të mëposhtëm?”, presidenti Erdogan është renditur si lideri ndaj të cilit janë shprehur opinionet më pozitive në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Në Kosovë, presidenti Erdogan është renditur i pari me 77 për qind, presidenti amerikan Donald Trump i dyti me 74 për qind dhe pas tyre presidenti kinez Xi Jinping me 16 për qind.

Në Maqedoninë e Veriut, Erdogan ka kryesuar me 75 për qind, Trump i dyti me 66 për qind dhe presidenti rus Vladimir Putin i treti me 52 për qind.

Në Bosnjë e Hercegovinë, 62 për qind e të anketuarve kanë thënë se kanë mendim pozitiv për presidentin Erdogan, ndërsa Xi ka dalë i dyti me 50 për qind dhe Putin i treti me 42 për qind.

Në Mal të Zi, Xi ka dalë i pari me 57 për qind, ndërsa Erdogan dhe Putin kanë ndarë vendin e dytë me nga 54 për qind, të ndjekur nga Trump me 52 për qind.

Në Serbi, Putini ka dalë i pari me 79 për qind, Xi i dyti me 70 për qind, Trump i treti me 44 për qind, ndërsa Erdogan ka marrë 38 për qind pikëpamje pozitive.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 1164 persona nga Kosova, 1.221 nga Maqedonia e Veriut, 1.219 nga Bosnjë e Hercegovina, 1.020 nga Mali i Zi dhe 1.216 nga Serbia.

Related

Previous Post

Komuna e Ferizajt miraton buxhetin për vitin 2026 — Fokus te investimet kapitale

Next Post

Gjykata Kushtetuese: Kuvendi nuk është konstituuar pa nënkryetarin serb, jepet afat 12-ditësh për përfundimin e seancës

Next Post
Gjykata Kushtetuese: Kuvendi nuk është konstituuar pa nënkryetarin serb, jepet afat 12-ditësh për përfundimin e seancës

Gjykata Kushtetuese: Kuvendi nuk është konstituuar pa nënkryetarin serb, jepet afat 12-ditësh për përfundimin e seancës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.