Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arbër Ismajli zhvillon takim me bizneset në Malishevë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
08/10/2025
in Lajme
0
Arbër Ismajli zhvillon takim me bizneset në Malishevë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, ka zhvilluar një takim me bizneset që operojnë në qytetin e Malishevës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ismajli njoftoi se në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga kandidati për Asamblenë Komunale, Latif Maliqi.

“Super takim me një ekip jashtëzakonisht fantastike.
Në vazhdën e mbështetjes së madhe nga qytetarët dhe bizneset tona, bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale, Latif Maliqin, vizituam kompaninë ‘Eksimor Group’ në Malishevë — një biznes që me punë, përkushtim dhe vizion të qartë ka arritur të ndërtojë një histori suksesi.
Me mbi 300 të punësuar dhe si eksportuesi i vitit 2024, Eksimori na bën krenar jo vetëm si Gjilan, por edhe si Republikë. Pamë nga afër se si profesionalizmi dhe cilësia bëhen standard i përditshëm, dhe jo vetëm synim,” ka shkruar Ismajli.

Ai ka theksuar se “Eksimor Group” është ndër bizneset që nuk ndalen, por vazhdojnë të zgjerohen, investojnë dhe krijojnë vende të reja pune, duke dëshmuar se zhvillimi i vërtetë vjen nga puna e ndershme dhe besimi në aftësitë vendore.

“Falënderim i sinqertë për drejtuesit e kompanisë për pritjen dhe për modelin që po japin me suksesin e tyre. Ky është lloji i biznesit që duam ta shohim kudo — të organizuar, të përgjegjshëm dhe me ndikim të madh në ekonominë gjilanase,” ka shtuar ai.

Në fund, Ismajli shprehu mirënjohjen e tij ndaj pronarëve të kompanisë:

“Bizneset si ‘Eksimor Group’ janë partnerë të rëndësishëm në rrugën tonë drejt zhvillimit dhe ne do të jemi pranë tyre për t’i mbështetur e për t’i ndihmuar të rriten edhe më shumë.
Faleminderit shumë pronarëve Ridvan, Njazi dhe Naser Ismaili dhe të gjithë punëtorëve të ‘Eksimorit’ për punën e jashtëzakonshme dhe për mbështetjen e parezervë në misionin tonë për Gjilanin e ri!”

Related

Previous Post

“Një tragjedi e madhe për shtetin” – Mesazhi ngushëllues i Ramës për gjyqtarin Astrit Kalaja

Next Post

Shoferi kishte masë ndalimi aktive, sekuestrohet një autobus në Prizren

Next Post
Shoferi kishte masë ndalimi aktive, sekuestrohet një autobus në Prizren

Shoferi kishte masë ndalimi aktive, sekuestrohet një autobus në Prizren

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.