Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për emisionin “Hajde Flasim” në TV21, tha se Kombëtarja shqiptare mbetet e hapur për çdo futbollist shqiptar, pavarësisht se ku jeton.
Duka theksoi se “çdokush që flet shqip, ka talent dhe dëshirë të luajë për flamurin kuqezi, është i mirëpritur”. Ai foli edhe për marrëdhëniet e mira me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se federatat shqiptare bashkëpunojnë në mënyrë vëllazërore.
Kreu i FSHF-së komentoi gjithashtu fitoren ndaj Serbisë, shanset për kualifikim në Botëror dhe projektet e reja të futbollit shqiptar, përfshirë organizimin e përbashkët të Europianit U-21 me Serbinë.
“Futbolli bashkon njerëzit dhe krijon ura komunikimi,” – tha Duka, duke shtuar se objektivi kryesor mbetet zhvillimi i futbollit shqiptar në çdo nivel./Qendra.INFO

