Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohet avokati serb Çedomir Stojkoviq, i njohur për qëndrimet pro-njohjes së Kosovës, kishte vizituar edhe Prekazin.

Stojkoviq akuzohet për thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues në Serbi; më herët kishte kërkuar që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe u kishte bërë thirrje serbëve të Kosovës të mos votojnë Listën Serbe

Enesa Veseli by Enesa Veseli
29/12/2025
in Lajme
0
Arrestohet avokati serb Çedomir Stojkoviq, i njohur për qëndrimet pro-njohjes së Kosovës, kishte vizituar edhe Prekazin.
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati nga Serbia, Çedomir Stojkoviq, është arrestuar sot në Beograd me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike, nën dyshimet se përmes postimeve në rrjetet sociale ka bërë thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues në Serbi.

Sipas autoriteteve serbe, arrestimi ka ardhur si pasojë e një sërë publikimesh të Stojkoviqit, në të cilat ai ka nxitur qytetarët për përballje me pushtetin aktual, duke përmendur skenarë të ngjashëm me të ashtuquajturin “Euromajdan”. Për këto veprime, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Çedomir Stojkoviq njihet në opinionin publik si një kritik i ashpër i pushtetit në Serbi dhe si një zë i rrallë në skenën politike serbe që hapur ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Serbia. Po ashtu, ai kishte bërë thirrje publike që serbët e Kosovës të mos votojnë Listën Serbe në zgjedhjet parlamentare, duke e konsideruar këtë subjekt politik si instrument të drejtpërdrejtë të Beogradit zyrtar.

Së fundmi, Stojkoviq kishte qëndruar edhe në Prekaz, ku kishte vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Aty, ai kishte deklaruar se askush nuk mund ta ndalë rrugën e pajtimit dhe ballafaqimit me të kaluarën, duke theksuar se respektimi i viktimave është parakusht për paqe të qëndrueshme mes popujve.

Autoritetet serbe ende nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi rrjedhën e hetimeve, ndërsa rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, për shkak të qëndrimeve politike dhe veprimeve të mëparshme të Stojkoviqit./Qendra.INFO

Related

Previous Post

E konfirmon Osmani, kandidon për mandatin e dytë

Next Post

Kremlini ftoh shpresat për paqe: Rusia paralajmëron përshkallëzim pas takimit Trump–Zelenskyy

Next Post
Kremlini ftoh shpresat për paqe: Rusia paralajmëron përshkallëzim pas takimit Trump–Zelenskyy

Kremlini ftoh shpresat për paqe: Rusia paralajmëron përshkallëzim pas takimit Trump–Zelenskyy

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.