Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohet Behar Preniqi nga Serbia – Familjarët: Ishte fëmijë gjatë luftës, akuzat s’kanë asnjë bazë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
05/08/2025
in Lajme
0
Arrestohet Behar Preniqi nga Serbia – Familjarët: Ishte fëmijë gjatë luftës, akuzat s’kanë asnjë bazë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Behar Preniqi, qytetar nga Obiliqi, është arrestuar nga autoritetet serbe teksa po kthehej nga një vizitë në Gjermani për në Kosovë. Sipas familjarëve të tij, ndalimi është bërë nën pretendimin se Preniqi ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Një familjare e Beharit ka folur për Indeksonline, duke theksuar se pretendimet e autoriteteve serbe janë të pabazuara dhe absurde.

“Arsyeja e ndalimit të tij nuk qëndron, pasi ka qenë fëmijë gjatë kohës së luftës në Kosovë. Nuk ka asnjë arsye për ndalimin e tij. Jemi shumë keq, nuk kemi kurrfarë informacioni,” u shpreh ajo, duke shtuar se familja është thellësisht e shqetësuar për gjendjen e tij.

Po ashtu, bashkëshortja e Preniqit ka kontaktuar institucionet kosovare dhe ka kërkuar ndërhyrje urgjente për lirimin e tij.

Behar Preniqi ishte për një vizitë familjare në Gjermani, dhe u ndalua nga autoritetet serbe në rrugën e kthimit për në Kosovë. Deri më tani, nuk është bërë e ditur as zyrtarisht arsyeja e arrestimit dhe as vendndodhja e tij e saktë.

Ky rast ka shkaktuar shqetësim të madh në opinionin publik dhe rrit tensionet në raportet Kosovë–Serbi, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë tranzit nëpër Serbi. Familjarët dhe opinioni presin një reagim të shpejtë institucional për të garantuar lirimin dhe kthimin e sigurt të Preniqit.

Related

Previous Post

Presidentja e Maqedonisë së Veriut reagon pas thirrjeve raciste: “Jemi të turpëruar nga ajo që ndodhi në Kumanovë”

Next Post

Meditech përfiton kontratë prej 4.4 milionë € nga MSH – Shkon në mbi 80 milionë € gjatë Qeverisë Kurti

Next Post
Meditech përfiton kontratë prej 4.4 milionë € nga MSH – Shkon në mbi 80 milionë € gjatë Qeverisë Kurti

Meditech përfiton kontratë prej 4.4 milionë € nga MSH – Shkon në mbi 80 milionë € gjatë Qeverisë Kurti

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.