Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohet dekanja e Fakultetit të Mjekësisë në Novi Sad, Snežana Brkić

Valon Arifi by Valon Arifi
11/06/2025
in Lajme
0
Arrestohet dekanja e Fakultetit të Mjekësisë në Novi Sad, Snežana Brkić
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra.info | 11 qershor 2025 – Novi Sad

Dekanija e Fakultetit të Mjekësisë në Novi Sad, Snežana Brkić, është arrestuar sot në mëngjes në një aksion të përbashkët të policisë dhe prokurorisë, së bashku me pesë persona të tjerë. Arrestimi është bërë për shkak të dyshimeve për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas informacioneve të siguruara nga Qendra.info, më herët, Prokuroria e Lartë ka iniciuar procedurë penale kundër Brkić dhe disa anëtarëve të komitetit të grevës, me akuzat për pengim të funksionimit të fakultetit dhe organizim të një greve që rezultoi në bllokimin e procesit mësimor. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Departamenti Special për Luftimin e Korrupsionit.

Punonjës të Fakultetit të Mjekësisë në Novi Sad e konsiderojnë arrestimin si një akt të pastër presioni politik. Sipas tyre, Brkić është ndëshkuar për faktin se qëndroi në krah të studentëve dhe më pas edhe të stafit akademik, të cilët muaj më parë nisën grevën në shenjë proteste kundër ndërhyrjes në autonominë universitare.

Aktualisht, mbi 50% e stafit të këtij fakulteti ndodhet në grevë prej muajsh, ndërsa mësimi online ende nuk ka rifilluar, pasi shumica e profesorëve kanë refuzuar të rikthehen në mësim pa pasur më parë një marrëveshje me studentët që vijojnë bllokadën.

Në ndërkohë, si pjesë e protestës, mjekë dhe studentë kishin vizatuar sot një vijë të kuqe përpara hyrjes së Qendrës Klinike të Vojvodinës, në kuadër të aksionit “Pacientët nuk janë mjete politike”, i cili është paralajmëruar prej kohësh nga studentët.

Related

Previous Post

Petkoviq: Kemi insistuar për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Next Post

Profesorë të arrestuar në Novi Sad – Rritet presioni ndaj universiteteve dhe aktivistëve

Next Post
Profesorë të arrestuar në Novi Sad – Rritet presioni ndaj universiteteve dhe aktivistëve

Profesorë të arrestuar në Novi Sad – Rritet presioni ndaj universiteteve dhe aktivistëve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.