Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Arrestohet i dyshuari – në shtëpi i gjendet një armë dhe pesë fishekë

Bleron Dibrani, dorasi dyshuar per vrasjen ne Vushtrri.

Valon Arifi by Valon Arifi
23/03/2025
in Category, Lajme
0
Arrestohet i dyshuari – në shtëpi i gjendet një armë dhe pesë fishekë
0
SHARES
342
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar B.D., 19-vjeçar, si i dyshuar për vrasjen e A.Z., 19-vjeçar, në mbrëmjen e së dielës në Vushtrri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetë edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.

“Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja. Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.”, ka deklaruar Zahiti.

“Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë.”, tha ai.

Zahiti ka bërë të ditur për Reporteri.net se rasti i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:35 minuta.

“Sonte, rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”, ka thënë Zahiti.

 

Related

Previous Post

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Next Post

Richard Grenell, fshin të gjitha postimet për Vuçiqin.

Next Post
Richard Grenell, fshin të gjitha postimet për Vuçiqin.

Richard Grenell, fshin të gjitha postimet për Vuçiqin.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.