Policia e Fierit ka arrestuar këtë të martë Ardit Keron, ish-drejtor financiar në kompaninë “Bankers Petroleum Albania” dhe ish-bashkëshort i moderatores së njohur Arbana Osmani. Ai akuzohet për përfshirje në një skemë të gjerë evazioni fiskal dhe pastrim parash, e hetuar prej muajsh nga Prokuroria e Fierit.
Sipas burimeve zyrtare, Kero dyshohet se ka luajtur një rol qendror në manipulimin e shpenzimeve dhe përdorimin e faturave fiktive, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore të kompanisë. Hetimet paraprake tregojnë se dëmi ndaj buxhetit të shtetit është i konsiderueshëm, ndërsa kompania rezulton të ketë përfituar rreth 4 miliardë euro nga shitja e naftës në zonën Patos-Marinzë gjatë dy dekadave të fundit.
Autoritetet dyshojnë se një pjesë e këtyre të ardhurave është përfituar në mënyrë të paligjshme dhe është përdorur për investime në pasuri të paluajtshme dhe shpenzime luksoze, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Në kuadër të këtij hetimi janë vënë nën hetim edhe drejtues të tjerë të lartë të kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, përfshirë:
-
Hongping Xiao (drejtor aktual)
-
Leonidha Çobo
-
Qing Fang
-
Xingyun Sun
-
Suneel Krishan Gupta
-
Jonathan Paul Harris
-
Chang Zhong Xu
-
Linaghong He
-
Feng Qin
Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të tjera lidhur me këtë rast të rëndësishëm, i cili ngre shqetësime serioze mbi transparencën në menaxhimin e pasurive natyrore dhe zbatimin e ligjit në sektorin energjetik në Shqipëri.