Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohet ndihmësi i Petkoviqit pas deklaratave kundër UÇK-së – Policia jep detaje

Enesa Veseli by Enesa Veseli
19/07/2025
in Lajme
0
Arrestohet ndihmësi i Petkoviqit pas deklaratave kundër UÇK-së – Policia jep detaje
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten Igor Popoviqin, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, pas një fjalimi të mbajtur në fshatin Hoqë e Madhe të Rahovecit, ku ai e cilësoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si organizatë terroriste.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, Popoviq u ndalua në pikën kufitare në Bërnjak dhe u arrestua nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

“Në PKK Bërnjak është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë për shkak se dyshohet se gjatë një fjalimi në fshatin Hoqë e Madhe ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste, duke i krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Si prova materiale, nga i dyshuari janë sekuestruar përkohësisht dy telefona celularë, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Deklaratat e Popoviqit kanë shkaktuar reagime të menjëhershme në opinionin publik dhe janë konsideruar si provokim i rëndë në një kohë tensionesh të larta në raportet Kosovë-Serbi. Autoritetet kosovare nuk kanë dhënë ende detaje për masat e mëtejshme, ndërsa rasti pritet të pasohet nga reagime politike dhe diplomatike.

Related

Previous Post

Rast i rëndë dhunimi në Gjilan, i dyshuari ndalohet për 48 orë

Next Post

Ferizaj: Arrestohet një 14-vjeçar me armë zjarri dhe sprej – Policia jep detaje

Next Post
Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Vushtrri, në kërkim edhe dy persona të tjerë

Ferizaj: Arrestohet një 14-vjeçar me armë zjarri dhe sprej – Policia jep detaje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.