Një shtetas palestinez është arrestuar të mërkurën në Lipjan, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 22 tetor 2025, rreth orës 10:00, ku pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacion për intervistim.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas palestinez, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër shtetase palestineze. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt,” thuhet në raportin policor.
Policia ka konfirmuar se rasti është duke u hetuar në koordinim me prokurorin e shtetit.

