Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në komunën e Vitisë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
01/08/2025
in Lajme
0
Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në komunën e Vitisë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast dhunimi në fshatin Radivojc të komunës së Vitisë.

Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, ka realizuar arrestimin e të dyshuarit N.S., mashkull kosovar i lindur në vitin 1992.

Arrestimi u bë pas një hetimi intensiv dhe veprimesh të mirëkoordinuara operative, pas krijimit të dyshimeve të bazuara se i dyshuari ishte i përfshirë në veprën penale “Dhunim”, e raportuar më 29 prill 2025.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetimet për grumbullimin e provave të tjera lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Policia ka theksuar se do të vazhdojë me përkushtim për të luftuar dhunën dhe për të sjellë drejtësinë për viktimat e rasteve të tilla.

Related

Previous Post

Apple parashikon se tarifat do t’i kushtojnë 1.1 miliardë dollarë në tremujorin e ardhshëm

Next Post

Spanja dërgon nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës për të ndihmuar civilët

Next Post
Spanja dërgon nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës për të ndihmuar civilët

Spanja dërgon nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës për të ndihmuar civilët

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.