Lipjan – Anëtari aktual i Kuvendit Komunal të Lipjanit, Arsim Jashari, ka shpallur rikandidimin e tij për një mandat të ri, si pjesë e listës së PDK-së me nr. 191, duke u angazhuar që të vazhdojë mbrojtjen e interesit publik dhe zhvillimin e komunës.
“Mandati 2021–2025 ka qenë përkushtim i sinqertë ndaj qytetarëve. Zëri im në Kuvend ka qenë zëri i tyre, i shqetësimeve dhe vizionit për një Lipjan më të drejtë, më modern dhe më të hapur ndaj rinisë dhe zhvillimit ekonomik,” tha Jashari.
Ai theksoi se puna e tij nuk ka qenë vetëm fjalë, por veprime: qëndroi pranë qytetarëve, kërkoi llogari dhe mbrojti interesin publik në çdo moment.