Lodhja është një ndjesi që prek shumëkënd në jetën e përditshme, sidomos gjatë verës kur temperaturat e larta dhe rutina e ngarkuar ndikojnë drejtpërdrejt në energjinë fizike dhe mendore. Edhe pse lodhja e herëpashershme është normale, ajo e vazhdueshme mund të jetë sinjal i një problemi më të thellë shëndetësor.
7 arsyet kryesore pse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës
1. Anemia
Anemia është një ndër shkaqet më të zakonshme të lodhjes. Ajo ndodh kur trupi nuk ka mjaftueshëm rruaza të kuqe për të transportuar oksigjenin.
Shkaqet më të zakonshme:
-
Mungesa e hekurit apo vitaminave
-
Gjakderdhje e brendshme
-
Probleme me veshkat apo tumore
Simptoma: lodhje, rrahje të shpejta zemre, dhimbje koke dhe vështirësi në përqendrim.
2. Dehidratimi
Në temperatura të larta, humbja e lëngjeve është më e madhe. Nëse nuk pini ujë rregullisht, energjia bie ndjeshëm.
Shenjat kryesore:
-
Mjegullim i trurit
-
Enjtje e gishtave
-
Lëkurë e thatë dhe dhimbje koke
3. Çrregullimet e tiroides
Tiroidja kontrollon metabolizmin dhe prodhon hormone që ndikojnë në energjinë e trupit. Mbifunksioni ose nënfunksioni i saj mund të çojë në ndjesi të vazhdueshme lodhjeje.
Rekomandohet: të kryeni një analizë për hormonet e tiroides nëse jeni të lodhur vazhdimisht pa shkak të dukshëm.
4. Diabeti
Diabeti i tipit 2 ndikon në mënyrën se si trupi përpunon glukozën, burimin kryesor të energjisë.
Simptomat përveç lodhjes:
-
Etje e shtuar
-
Uri e pazakontë
-
Rënie në peshë
-
Shikim i mjegulluar
-
Irritim dhe infeksione të shpeshta
5. Depresioni
Një ndër shkaqet më të nënvlerësuara të lodhjes është depresioni. Ai ndikon në gjumin, oreksin, përqendrimin dhe ndjenjën e kënaqësisë.
Shenjat paralajmëruese:
-
Trishtim dhe ndjenja boshllëku
-
Mungesë interesi për aktivitetet e zakonshme
-
Ndjenja faji, pashprese, humbje oreksi
Këshillë: Nëse këto simptoma zgjasin më shumë se dy javë, është e domosdoshme të konsultoheni me një specialist të shëndetit mendor.
6. Apnea e gjumit
Ky çrregullim karakterizohet nga ndërprerje të frymëmarrjes gjatë gjumit, çka ndikon në cilësinë e gjumit dhe rrit lodhjen gjatë ditës.
Simptoma të zakonshme:
-
Gërrhitje
-
Zgjime të shpeshta natën
-
Lodhje dhe përgjumje gjatë ditës
7. Mungesa e vitaminave dhe mineraleve
Mungesa e vitaminës B12, B6, kaliumit dhe magnezit mund të ndikojë drejtpërdrejt në ndjenjën e lodhjes.
Burimet ushqimore të rekomanduara:
-
Spinaq, avokado, banane
-
Fara kungulli dhe luledielli
-
Drithëra, vezë, bizele dhe fruta të thata
Çfarë mund të bëni?
-
Pini ujë rregullisht, sidomos gjatë muajve të nxehtë
-
Mbani një dietë të balancuar, të pasur me vitamina dhe minerale
-
Kryeni analiza rutinore për tiroiden, hekurin dhe sheqerin në gjak
-
Bëni aktivitet fizik të moderuar dhe qëndroni aktivë mendërisht
-
Mos e neglizhoni shëndetin mendor – flisni me mjekun nëse ndiheni emocionalisht të rraskapitur
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një kombinim i mirë mes terapisë psikologjike dhe aktivitetit fizik është ndër trajtimet më efektive për Sindromën e Lodhjes Kronike.