Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Artan Abrashi: Problemi nuk është NZZ, por deformimi i raportimit nga portalet në Kosovë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
06/01/2026
in Lajme
0
Artan Abrashi: Problemi nuk është NZZ, por deformimi i raportimit nga portalet në Kosovë
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë — Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar lidhur me debatet e fundit rreth shkrimit të gazetës zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ), duke theksuar se askush nga qeveria nuk po e konteston saktësinë e artikullit të publikuar nga kjo gazetë prestigjioze.

Në një postim publik, Abrashi ka sqaruar se informacionet e paraqitura nga NZZ janë të sakta, por problemi qëndron, sipas tij, te mënyra se si ato janë raportuar dhe deformuar nga disa portale në Kosovë.

Ai ka theksuar se NZZ nuk ka shkruar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, por se të dy kanë qenë ndër pjesëmarrësit e takimeve të caktuara, pa u specifikuar se kanë qenë prezent në të njëjtin takim apo se janë takuar drejtpërdrejt.

“Serioziteti i gazetës NZZ nuk po vihet në pikëpyetje nga askush. Në dyshim duhet të vihet serioziteti i portaleve në Kosovë, kur deformojnë dhe manipulojnë artikujt e gazetave serioze si NZZ”, ka theksuar Abrashi.

Sipas deputetit të Vetëvendosjes, raportimi i pasaktë dhe i shtrembëruar dëmton informimin e drejtë të opinionit publik dhe krijon keqkuptime të panevojshme në çështje me ndjeshmëri politike dhe diplomatike./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Situata me vërshimet, edhe Komuna e Junikut shpall gjendje të jashtëzakonshme

Next Post

Një tjetër sukses i Ministrisë së Mbrojtjes: Kosova pranon sistemet anti-tank OMTAS

Next Post
Një tjetër sukses i Ministrisë së Mbrojtjes: Kosova pranon sistemet anti-tank OMTAS

Një tjetër sukses i Ministrisë së Mbrojtjes: Kosova pranon sistemet anti-tank OMTAS

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.