Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për keqpërdorim të familjeve të dëshmorëve dhe figurave publike për përfitime politike.
Në një status në Facebook, Behrami ka shkruar:
“Fillimisht e keqpërdori familjen Balaj dhe Xheladini. Më pas e keqpërdori familjen Dehari.
E keqpërdori edhe familjen Zymberaj. Më pas e keqpërdori edhe familjen Bunjaku. E keqpërdori edhe familjen Konjufca. Më pas e keqpërdori familjen Haxhiu. Së fundmi e keqpërdori familjen e shenjtë Jashari! Cila familje e ka radhën?”

