Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Austria dhe Sllovenia premtojnë mbështetje për rrugën evropiane të Kosovës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
06/10/2025
in Lajme
0
Austria dhe Sllovenia premtojnë mbështetje për rrugën evropiane të Kosovës
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë – Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, zhvilloi sot një takim me ministren për Evropë, Integrim dhe Familje të Austrisë, Claudia Plakolm, dhe sekretaren e shtetit për Çështje Evropiane të Sllovenisë, Neva Grašič.

Në fokus të bisedimeve ishin procesi i integrimit evropian të Kosovës, zhvillimi ekonomik, dialogu me Serbinë dhe situata e sigurisë në rajon. Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë rajonal dhe përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë dhe Sllovenisë në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministri Bislimi falënderoi dy vendet partnere për mbështetjen e tyre të qëndrueshme dhe përmendi arritjet e Kosovës në katër vitet e fundit, duke përfshirë rritjen më të lartë ekonomike në rajon, uljen e papunësisë nga 23.8% në 10.9%, dhe përmirësimet në politikat sociale për nënat, fëmijët, pensionet dhe pagën minimale.

Ai shtoi se këto rezultate, së bashku me liberalizimin e vizave dhe aplikimin për anëtarësim në BE, dëshmojnë se Kosova është e gatshme për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Në fund të takimit u diskutua edhe për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Procesin e Berlinit, zgjerimin e BE-së dhe nevojën për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Related

Previous Post

Moti i ftohtë: A do të nisë më herët furnizimi me ngrohje nga Termokosi?

Next Post

Sasia e ushqimit të shpërdoruar në Ballkan do ta ushqente Gazën për 22 muaj

Next Post
Sasia e ushqimit të shpërdoruar në Ballkan do ta ushqente Gazën për 22 muaj

Sasia e ushqimit të shpërdoruar në Ballkan do ta ushqente Gazën për 22 muaj

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.