Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Fejton

Autobiografia sekrete e Mehmet Shehut: Prirje terroriste dhe aventuriere

Valon Arifi by Valon Arifi
10/08/2025
in Fejton
0
Autobiografia sekrete e Mehmet Shehut: Prirje terroriste dhe aventuriere
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në jetëshkrimin e tij, shkruar më 1951, ish-kryeministri, Mehmet Shehu, ka nxjerrë disa anë të errëta të karakterit. Gazeta Panorama shkruan se gjithçka u mor vesh pas vdekjes së tij, kur Enver Hoxha urdhëroi hapjen e kasafortës personale, ku u gjet dosja me emërtimin “Autobiografia-Mehmet Shehu”.

Në rrethana krejt të tjera nga ato të mëvonshmet, kur shkëlqente në majën e piramidës politike, Shehu ka dokumentuar aty në mënyrë kronologjike e me një lloj sinqeriteti momentet më të rëndësishme të jetës dhe veprimtarisë së tij, pa menduar për aspektet që mund ta penalizonin.

Në të ndriçohen mjaft ngjarje e fakte të panjohura që konturojnë një profil tjetër të ish-kryeministrit. Është rasti i vetëm që Shehu zbardh me vërtetësi rininë problematike të tij, ku spikat natyra prej aventurieri në vitet e shkollimit, por jo vetëm. Në aq sa pohon në autobiografi, nuk kuptohet qartë nëse ka përfunduar apo jo arsimin e mesëm.

(Përveç shkollës teknike, ka lënë në mes Shkollën e Oficerëve; ka marrë bursë për Kolegjin e Napolit, por është përjashtuar pa e përfunduar). I prirur të shpjegojë karakterin luftarak që ia admironte vetes, ish-kryeministri hedh dritë në një tjetër aspekt të padëgjuar të personalitetit të tij. “Në kohën e Zogut, shkuan ai, m’u shfaq ideja për akte terrori që të asgjësoja deputetët dhe Qeverinë në sallën e Parlamentit me granata”.

Sakaq, në dokumentin në fjalë, Shehu pranon se ka pasur prirje ekstremiste, që lidhen me tipin impulsiv dhe nxitimin në dhënien e mendimeve të prera. Pa dyshim që kjo s’ka kaluar pa pasoja, nënvizon ai, duke përmendur rastin e pushkatimit të 66 nacionalistëve në Lushnjë në vitet e luftës dhe përpjekjet e fshehta për të vrarë Sadik Premten.

Related

Previous Post

Autoktonë! 24 thënie të famshme për origjinën ilire të shqiptarëve

Next Post

Një tjetër ngjarje tragjike pas asaj të Gjilanit – Vrasje dhe plagosje në Tetovë mes familjeve rivale

Next Post
Një tjetër ngjarje tragjike pas asaj të Gjilanit – Vrasje dhe plagosje në Tetovë mes familjeve rivale

Një tjetër ngjarje tragjike pas asaj të Gjilanit – Vrasje dhe plagosje në Tetovë mes familjeve rivale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.