Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Autostrada e pakryer e Gjilanit, Bajrami: Me LDK-në do të ketë llogaridhënie për çdo vonesë, me emra e përgjegjësi

Enesa Veseli by Enesa Veseli
08/12/2025
in Lajme
0
Autostrada e pakryer e Gjilanit, Bajrami: Me LDK-në do të ketë llogaridhënie për çdo vonesë, me emra e përgjegjësi
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Punë të nisura me vite e vite, e të pakryera ndonjëherë, siç ësht rasti me Autostradën e Gjilanit, që sipas Albin Kurtit, do të përfundonte në fund të 2023’ës.

Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se me LDK-në do të ketë llogaridhënie për çdo punë të pakryer e të vonuar, “të shoqëruar me emra e përgjegjësi”.

Postimi i plotë:

Në ditën e parë të Qeverisë së re të LDK-së do t’i bëjmë publike të gjitha të dhënat për çdo projekt në Kosovë që nga momenti i nisjes, afati i planifikuar për përfundim, deri te çdo ditë vonesë e shkaktuar gjatë zbatimit.

Çdo projekt do të jetë i hapur për publikun dhe çdo vonesë do të shoqërohet me emra, përgjegjësi dhe llogaridhënie pa marrë parasysh emrat!

Do të kërkojmë llogari nga secili kontraktor që nuk i ka respektuar afatet, por po aq edhe nga çdo zyrtar shtetëror që me neglizhencë, keqmenaxhim apo heshtje ka lejuar bllokimin e projekteve.

Askush nuk do të fshihet më pas procedurave dhe askush nuk do të mbetet pa përgjegjësi.

Projektet publike janë para të qytetarëve dhe duhet të përfundojnë me kohë, me cilësi dhe me standard!

Sa i përket rrugëve për Gjilan, Podujevë, Mitrovicë, Pejë dhe Tetovë, qytetarët e dinë shumë mirë çfarë ka ndodhur gjatë këtyre pesë viteve: premtime, vonesa, plane të papërfunduara dhe punë të lëna përgjysmë.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe me stadiumet dhe shumë objekte të tjera publike –

projekte të zvarritura, buxhete të shpenzuara pa rezultat dhe asnjë përgjegjësi.

Kjo praktikë e keqqeversjes, e punëve të lëna përgjysmë merr fund!

Me Qeverinë e LDK-së fillon llogaridhënia reale dhe përfundon koha e justifikimeve dhe ankesave!

Related

Previous Post

Hamza si burrështetas, i kërkon BE-së t’i heq sanksionet pavarësisht se kush do ta udhëheqë Kosovën

Next Post

Zelenskyy në Bruksel: takim i mbrëmjes me von der Leyen, Costën dhe Rutte përpara Këshillit Evropian

Next Post
Zelenskyy në Bruksel: takim i mbrëmjes me von der Leyen, Costën dhe Rutte përpara Këshillit Evropian

Zelenskyy në Bruksel: takim i mbrëmjes me von der Leyen, Costën dhe Rutte përpara Këshillit Evropian

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.