Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Avokati i Valon Ademit: Pacolli negocioi pas shpinës së ortakut, kontrata me “offshore”-in faktikisht shiti Aeroportin e Vlorës

Berisha: Hetimet ndaj Pacollit pritet të përfundojnë me akuzë për mashtrim dhe rrezikim të sigurisë kombëtare.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
17/11/2025
in Lajme
0
Avokati i Valon Ademit: Pacolli negocioi pas shpinës së ortakut, kontrata me “offshore”-in faktikisht shiti Aeroportin e Vlorës
0
SHARES
36
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i aksionarit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, Valon Ademi, Besnik Berisha, ka folur sot për akuzat që rëndojnë mbi biznesmenin Behgjet Pacolli, i cili është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për mashtrim me pasoja të rënda dhe transferim të aksioneve drejt një kompanie “offshore”.

Berisha deklaroi se Pacolli ka kryer negociata për koncensionin e Aeroportit të Vlorës pa dijeninë e ortakut të tij, duke keqpërdorur aksionet që i përkisnin “2A Group”, kompani në pronësi të Valon Ademit. Ai theksoi se beson se hetimet do të përfundojnë me aktakuzë ndaj Pacollit.

Sipas avokatit, kontrata e huamarrjes mes “Mabco Constructions”, në pronësi të Pacollit, dhe “Delphos Securities”, një kompani e lidhur me strukturë “offshore”, në fakt përbën shitje të Aeroportit.

“Për ne, kjo kontratë është huamarrje vetëm në letër. Në realitet është transferim dhe shitje e një aseti kombëtar,” tha Berisha, duke shtuar se kjo marrëveshje rrezikon sigurinë kombëtare dhe shkel të drejtat e aksionarëve.

Berisha sqaroi se Pacolli ka mohuar ekzistencën e një kontrate të noterizuar që i jepte “2A Group” 40% të aksioneve nga “Mabco Constructions”, ndonëse kompania e Valon Ademit zotëron provat ligjore për këtë.

Sipas tij, “momenti i mashtrimit” ka nisur që në vitin 2020, ndërsa është konkretizuar këtë vit kur Pacolli ka nënshkruar një marrëveshje për dorëzimin e aseteve të Aeroportit të Vlorës te “Delphos Securities Sarl”, një kompani me bazë në Luksemburg, e njohur si “kompani guackë”.

Mbetet në duart e Prokurorisë të verifikojë akuzat për mashtrim, obstruksion dhe shkelje të të drejtave të aksionerëve që kanë përfshirë një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të vendit./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Bajrami pas vendimit të Supremes: Liberalizimi i tregut joligjor, bizneset u goditën nga vendimet e ZRRE-së

Next Post

Shtypi gjerman hedh dritë mbi krizën e NIS dhe llogaritë politike të Vuçiçit: Nga rreziku i nacionalizimit te dhurata për Trump-in

Next Post
Shtypi gjerman hedh dritë mbi krizën e NIS dhe llogaritë politike të Vuçiçit: Nga rreziku i nacionalizimit te dhurata për Trump-in

Shtypi gjerman hedh dritë mbi krizën e NIS dhe llogaritë politike të Vuçiçit: Nga rreziku i nacionalizimit te dhurata për Trump-in

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.