Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Balotazhi në Suharekë, “mollë sherri” mes Abdixhikut e Tahirit në LDK – marrëveshja me VV-në ndez tensionet në parti

Enesa Veseli by Enesa Veseli
20/10/2025
in Lajme
0
Balotazhi në Suharekë, “mollë sherri” mes Abdixhikut e Tahirit në LDK – marrëveshja me VV-në ndez tensionet në parti
0
SHARES
126
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Burime të Qendra.INFO nga qendra e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) bëjnë të ditur se koalicioni i nënshkruar sot në Vushtrri mes kandidatit të LDK-së, Xhafer Tahiri, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli, është bërë me dijeninë dhe miratimin paraprak të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në nënshkrimin e marrëveshjes ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, ndërsa publikisht ajo u prezantua si një “bashkëpunim paszgjedhor për të përkrahur ndryshimin në Vushtrri”.

Mirëpo, sipas burimeve të Qendra.INFO, prapaskenat e këtij veprimi lidhen me balotazhin në Suharekë, ku kandidati i LDK-së, Ardian Shala, garon kundër kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremaj. Marrëveshja me VV-në kishte për qëllim që Vetëvendosje të përkrahte Shalën në këmbim të mbështetjes së LDK-së për Mehollin në Vushtrri.

Megjithatë, situata duket se ka dalë jashtë kontrollit të Abdixhikut. Marrëveshja, e nënshkruar publikisht nga Tahiri pa konsultim me strukturat qendrore të LDK-së, ka shkaktuar pakënaqësi të madhe brenda partisë, përfshirë edhe vetë kreun e saj.

Abdixhiku, sipas burimeve të afërta me kryesinë, është shprehur i pakënaqur me mënyrën si është menaxhuar procesi dhe me faktin se veprimi i Tahirit është interpretuar si pakoordinim institucional dhe jo si strategji e miratuar zyrtarisht.

Në reagimin e tij publik më herët, deputeti Krenar Xhaferi e quajti marrëveshjen “veprim të shpejt dhe të pakoordinuar”, duke theksuar se LDK-ja është e fokusuar në 9 komunat ku garon në balotazh, përfshirë edhe Suharekën – që tashmë shihet si një nga betejat kyçe për lidershipin e partisë.

Në këtë situatë, marrëdhëniet mes Tahirit dhe Abdixhikut janë tensionuar dukshëm, ndërsa në prapaskenë po flitet për ndarje mendimesh brenda LDK-së mbi qasjen ndaj Vetëvendosjes në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Suhareka, ndërkohë, po shihet si “molla e sherrit” që mund të përcaktojë jo vetëm fatin e një komune – por edhe ekuilibrat e brendshëm të LDK-së në prag të balotazhit të 9 nëntorit, ku qytetarët do të vendosin mes Ardian Shalës (LDK) dhe Bali Muharremajt (AAK). /Qendra.INFO

Related

Previous Post

Xhaferi: Marrëveshja e LDK-së me VV-në në Vushtrri ishte veprim i pakoordinuar

Next Post

Syla i ashpër me LDK’në e Abdixhikut: “A po dilni kadale në VV krejt, se na keni lodhë”

Next Post
Syla i ashpër me LDK’në e Abdixhikut: “A po dilni kadale në VV krejt, se na keni lodhë”

Syla i ashpër me LDK’në e Abdixhikut: “A po dilni kadale në VV krejt, se na keni lodhë”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.