Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ekonomia

Banka Botërore kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti: Do ta nxiste më tej rritjen e çmimeve

Lirigzona Nuredini by Lirigzona Nuredini
03/11/2022
in Ekonomia
0
Banka Botërore kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti: Do ta nxiste më tej rritjen e çmimeve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperti i Bankës Botërore, Richard Record ditën e djeshme është shprehur kundër tërheqjes së mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti).

Record tka thën se një veprim i tillë do ta rriste edhe më shumë inflacionin, që aktualisht është mbi 12 për qind.

“Masa e propozuar për të lejuar një rund të dytë të tërheqjeve të konsiderueshme nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, do të ishte regresive, do ta rrezikonte qëndrueshmërinë afatgjate të sistemit të pensioneve dhe do ta nxiste edhe më tej inflacionin”, thotë Record, ekonomist kryesor i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Tash e sa muaj, kërkesë e opozitës në Kosovë është t’u mundësohet qytetarëve të tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Fondi, për të përballuar, siç thuhet, më lehtë inflacionin në rritje.

Qeveria e Kosovës, deri më tash, ka kundërshtuar të tërheqin kursimeve të tyre nga Trusti, për të përballuar, siç është thënë, vështirësitë financiare të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

“Masat në përgjigje ndaj inflacionit duhet të jenë të shënjestruara dhe me afat të kufizuar kohor”, thekson ai.

Në vitin 2020, qytetarëve të Kosovës u është mundësuar të tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre nga Trusti. Kjo është bërë me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Asokohe, nga Trusti janë tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontribut-pagues. Po ashtu, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka qenë kundër. /REL/

Related

Previous Post

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se shiti prona të AKP-së

Next Post

Historia e Kosovës përmes fotove, hapet ekspozita “Mos Harro” në Tiranë

Next Post
Historia e Kosovës përmes fotove, hapet ekspozita “Mos Harro” në Tiranë

Historia e Kosovës përmes fotove, hapet ekspozita “Mos Harro” në Tiranë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.