Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Banka Qendrore Evropiane thotë se Bitcoin është rrugës për t’u bërë i parëndësishëm

Lirigzona Nuredini by Lirigzona Nuredini
01/12/2022
in Ballina
0
Miliarda euro humbje në tregun e kriptovalutave, Bitcoin gati në nivelin më të ulët në dy vjet
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Qendrore Evropiane (BQE) i ka dhënë një goditje të fortë Bitcoinit, duke thënë se kriptovaluta është drejt “rrugës së parëndësisë”.

Në një shkrim të titulluar “Qëndrimi i fundit i Bitcoinit“, drejtori i përgjithshëm i BQE-së, Ulrich Bindseil dhe analisti financiar Jürgen Schaff thanë se, për përkrahësit e Bitcoinit, stabilizimi i çmimit gjatë kësaj jave “sinjalizon një frymëmarrje në rrugën drejt lartësive të reja”.

“Me shumë gjasa është një ‘rritje’ e fundit e nxitur artificialisht përpara rrugës drejt për t’u bërë i parëndësishëm – dhe kjo ishte tashmë e parashikueshme përpara se FTX të falimentonte dhe të zbriste çmimin e Bitcoin në nivelin poshtë 16 mijë dollarëve”, shkruajmë ata.

Cmimi i Bitcoinit një ditë më parë arriti në 17 dollarë, duke shënuar një maksimum prej dy javësh për kriptovalutën më të madhe në botë. Megjithatë, ajo luftoi për të ruajtur atë nivel, duke rënë sërish në nivelin e 16 mijë dollarëve.

Bindseil dhe Schaff thanë se Bitcoin nuk i përshtatet modelit të një investimi dhe nuk është i duhuri si mjet pagese.

“Dizajni konceptual i Bitcoini dhe mangësitë teknologjike e bëjnë atë të diskutueshëm si një mjet pagese: transaksionet reale të Bitcoin janë të rënda, të ngadalta dhe të shtrenjta. Bitcoin nuk është përdorur kurrë në ndonjë masë të konsiderueshme për transaksione ligjore në botën reale”, shtojnë ata.

“Bitcoin nuk është i përshtatshëm si investim. Ai nuk gjeneron flukse monetare (si pasuritë e paluajtshme) ose dividentë (si aksionet), nuk mund të përdoret në mënyrë produktive (si mallrat) ose të sigurojë përfitime sociale (si ari). Prandaj, vlerësimi në treg i Bitcoin bazohet thjesht në spekulime”, theksojnë Bindseil dhe Schaff.

Pas kolapsit të madh të fundit të bursës së kriptovalutave FTX, autoritetet në mbarë botën po rishqyrtojnë mënyrën e rregullimit të kriptomonedhave.

Nuk është hera e parë që BQE ka ngritur dyshime për kriptovalutat. Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde në muajin maj pati thënë tha se ajo mendon se kriptovalutat “nuk vlejnë asgjë”. /Telegrafi/

 

 

Related

Previous Post

Evropa në emergjencë për punëtorë, sinjalizon pranimin e punëtorve edhe nga Kosova, Shqipëria

Next Post

BQK: Bankat komerciale për 10 muaj fituan mbi 120 milionë euro, qytetarët në Kosovë kanë mbi 5 miliardë euro depozita

Next Post
BQK: Bankat komerciale për 10 muaj fituan mbi 120 milionë euro, qytetarët në Kosovë kanë mbi 5 miliardë euro depozita

BQK: Bankat komerciale për 10 muaj fituan mbi 120 milionë euro, qytetarët në Kosovë kanë mbi 5 miliardë euro depozita

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.