Prishtinë – Bashkim Sadiku e Dukagjin Gashi janë dy nga tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të marrjes së ryshfetit.
Arrestimi është bërë në kuadër të një aksioni të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ku sipas njoftimeve zyrtare, njëri nga të dyshuarit është kapur në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë ende në zhvillim, ndërsa më shumë detaje pritet të publikohen gjatë ditëve në vijim./Qendra.In

