Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Bastisje brenda qelisë së Thaçit!” Specialja hyn në kompjuterët dhe printuesit e ish-Presidentit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
11/11/2025
in Lajme
0
“Bastisje brenda qelisë së Thaçit!” Specialja hyn në kompjuterët dhe printuesit e ish-Presidentit
0
SHARES
191
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një zhvillim i veçantë ka ndodhur në Dhomat e Specializuara në Hagë, në kohën kur po vazhdon dëshmia e ish-emisarit amerikan për Kosovën, Chris Hill. Me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe me aprovimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, është urdhëruar që të kontrollohen të gjitha kompjuterët dhe printerët që ish-presidenti Hashim Thaçi ka pasur në dispozicion brenda qendrës së paraburgimit.

Sipas një dokumenti të publikuar nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, më 8 shtator 2025 është autorizuar një kompani e jashtme forenzike për të kryer analizë të thelluar mbi pajisjet elektronike që pretendohet se janë përdorur nga Thaçi

“Gjykatësi i Procedurës Paraprake autorizoi kryerjen e kontrolleve shtesë forenzike mbi materialet e ruajtura nga printerët dhe kompjuterët që janë përdorur ose kanë qenë të qasshme për Hashim Thaçin në Qendrat e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, thuhet në dokument.

Të gjitha dokumentet, skedarët dhe printimet që kanë dalë nga pajisjet e përdorura prej ish-presidentit janë tërhequr, kopjuar dhe analizuar përpara se t’i dorëzohen Prokurorisë.

Kontrolli ka ndodhur gjatë muajit shtator dhe mbrojtja e Thaçit ka qenë e informuar për procesin. Ky veprim vjen pas një serie masash të ndërmarra nga gjykata në lidhje me akuzat për ndërhyrje në drejtësi, ku më herët Thaçit iu kufizuan vizitat e mbi 10 personave të afërt.

Prokuroria fillimisht kishte kërkuar që kufizimi të zgjerohej edhe ndaj vëllezërve të tij, mirëpo pas reagimeve publike, ky hap nuk u miratua.

Procesi i kontrollit të pajisjeve konsiderohet një ndër ndërhyrjet më të thella teknike në këtë fazë të gjykimit dhe pritet të jetë pjesë e provave të mëtejshme në dosjen e Prokurorisë.

Related

Previous Post

Zara Rahim – Strategia që i dha Zohran Mamdanit fitoren historike në New York

Next Post

Dëshmia e Hill në Hagë ngre pyetje për rolin amerikan dhe figurën e Rugovës

Next Post
Dëshmia e Hill në Hagë ngre pyetje për rolin amerikan dhe figurën e Rugovës

Dëshmia e Hill në Hagë ngre pyetje për rolin amerikan dhe figurën e Rugovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.