Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

BE-ja: Jemi të shqetësuar me mosformimin e institucioneve, po rrezikohet qasja në fondet e Reformës dhe Rritjes

Valon Arifi by Valon Arifi
26/07/2025
in Lajme
0
BE-ja: Jemi të shqetësuar me mosformimin e institucioneve, po rrezikohet qasja në fondet e Reformës dhe Rritjes
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale politike në Kosovë, me theks të vecantë vonesat në formimin e institucioneve, të cilat sipas BE-së po pengojnë përparimin drejt reformave të nevojshme për integrimin evropian të vendit.

“Jemi të shqetësuar që institucionet ende nuk janë formuar, duke vonuar më tej reformat e domosdoshme që kanë si drejtim Bashkimin Evropian”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Sipas BE-së, një nga prioritetet kryesore që institucionet e reja duhet të kenë në agjendë është sigurimi i hyrjes në fuqi të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje, një instrument kyç që do të mundësojë mbështetje financiare dhe teknike për Kosovën.

“Ndër këto, sigurimi i hyrjes në fuqi të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje duhet të jetë një përparësi për qeverinë dhe Kuvendin e ri”, thuhet më tej në përgjigjen e BE-së për Front Online.

Zëdhënësi i BE-së vlerëson se mungesa e angazhimit institucional mund të përkthehet në një humbje reale për qytetarët e Kosovës.

“Kosova nuk duhet të humbasë këto mundësi të rëndësishme, në interes të qytetarëve të saj,” thuhet më tej në përgjigjen e tij.

Sipas BE-së, përfitimi nga ky mekanizëm kërkon ndërmarrjen e hapave konkretë nga autoritetet vendore.

“Kjo kërkon nënshkrimin dhe ratifikimin e marrëveshjeve përkatëse nga ana e Kosovës, gjë që do të mundësonte lëshimin e fondeve në kuadër të këtij instrumenti, për sa kohë që plotësohen të gjitha kushtet e tjera’’, thotë zëdhënësi i BE-së.

Bashkimi Evropian ka bërë të qartë se mbështetja për Kosovën është e qëndrueshme, por njëkohësisht e kushtëzuar me progres konkret në zbatimin e reformave dhe respektimin e marrëveshjeve të arritura.

Related

Previous Post

Shqipëria ngre dronët Bayraktar për të vlerësuar rrezikun nga vatrat e zjarrit, Vengu publikon pamjet

Next Post

Protestuesit izraelitë mbushin sheshin e Tel Avivit, kërkojnë armëpushim në Gaza

Next Post
Protestuesit izraelitë mbushin sheshin e Tel Avivit, kërkojnë armëpushim në Gaza

Protestuesit izraelitë mbushin sheshin e Tel Avivit, kërkojnë armëpushim në Gaza

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.