Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

BE miraton lehtësimin e pezullimit të liberalizimit të vizave – hyn në fuqi në dhjetor

Enesa Veseli by Enesa Veseli
12/11/2025
in Category
0
BE miraton lehtësimin e pezullimit të liberalizimit të vizave – hyn në fuqi në dhjetor
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pragë, 12 nëntor 2025 – Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë dritën jeshile për lehtësimin e mekanizmit të pezullimit të liberalizimit të vizave, njofton Radio Evropa e Lirë. Vendimi pritet të hyjë në fuqi gjatë muajit dhjetor të këtij viti.

Ky hap vjen pas mbështetjes që Parlamenti Evropian i dha muajin e kaluar ndryshimit të legjislacionit që e bën më të lehtë pezullimin e udhëtimit pa viza për shtetasit e vendeve që paraqesin rreziqe sigurie ose shkelin të drejtat e njeriut.

Sipas raportimeve të gazetarit të REL-it, Rikard Jozwiak, procesi pritet të zhvillohet në këto faza:

  • 17 nëntor: Ministrat e BE-së pritet ta miratojnë zyrtarisht marrëveshjen;

  • 26 nëntor: Ceremonia e nënshkrimit në Parlamentin Evropian;

  • Dhjetor: Rregullorja hyn në fuqi.

Reforma prek 61 vende që aktualisht gëzojnë udhëtim pa viza në zonën Shengen, përfshirë edhe Kosovën. Sipas Jozwiak, ky mekanizëm mund të zbatohet së shpejti ndaj disa kategorive të shtetasve të Gjeorgjisë.

Komisioni Evropian, në raportin e tij të fundit, ka qenë kritik ndaj Gjeorgjisë për ligje që kufizojnë hapësirën civile dhe median e pavarur, duke theksuar se veprimet e fundit e kanë bërë atë një “vend kandidat vetëm në emër”.

Mekanizmi i ri do t’i mundësojë Komisionit Evropian që, në rast shqetësimesh për sigurinë apo shkelje të të drejtave të njeriut, të rikthejë përkohësisht ose përgjithmonë regjimin e vizave për një vend të caktuar.

Related

Previous Post

Prokuroria ngre 26 aktakuza ndaj 32 personave brenda 24 orëve

Next Post

Marrëveshja e Rambujesë, Hill: Shqiptarët u kthyen në Kosovë për paqe, serbët në Serbi për përgatitje të luftës

Next Post
Marrëveshja e Rambujesë, Hill: Shqiptarët u kthyen në Kosovë për paqe, serbët në Serbi për përgatitje të luftës

Marrëveshja e Rambujesë, Hill: Shqiptarët u kthyen në Kosovë për paqe, serbët në Serbi për përgatitje të luftës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.