Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

BE paralajmëron Kosovën për urat mbi Ibër: Përmbahuni nga veprimet e njëanshme

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, duke paralajmëruar autoritetet kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar në Mitrovicë.

Valon Arifi by Valon Arifi
01/07/2025
in Lajme
0
BE paralajmëron Kosovën për urat mbi Ibër: Përmbahuni nga veprimet e njëanshme
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BE ka konfirmuar se aktualisht është duke kryer një vlerësim rutinë strukturor të urës dhe një studim urbanistik të zonës përreth.

Sipas tyre, ky proces nuk sinjalizon ndonjë ndryshim në status quo, por synon që çdo vendim i ardhshëm të mbështetet në të dhëna të freskuara, teknike dhe objektive.

“Ky vlerësim nuk sinjalizon ndonjë ndryshim në status quo, por synon të sigurojë që çdo vendim në lidhje me të ardhmen e urës të bazohet në të dhëna teknike të rifreskuara, të sakta dhe objektive”, thanë nga BE.

BE thekson se autoritetet e Kosovës janë informuar paraprakisht për këtë vlerësim teknik, ndonëse zëvendësministri në detyrë, Hysen Durmishi, së fundmi deklaroi se nuk kanë marrë njoftim zyrtar për këto testime.

Nga Brukseli konfirmojnë po ashtu se po koordinohet ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë në lidhje me të ardhmen e urës.

Ndër të tjera, i bëhet thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar, përfshirë ndërtimin e urave në afërsi, ndërsa kërkohet që të gjitha marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë që ka të bëjë me urën.

“BE-ja po koordinohet ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë në lidhje me të ardhmen e urës. Ndërkohë, ne i inkurajojmë autoritetet e Kosovës të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar, përfshirë ndërtimin e urave ngjitur. Të gjitha marrëveshjet e Dialogut Beograd-Prishtinë, përfshirë atë që ka të bëjë me urën, duhet të zbatohen plotësisht”, thuhet në komunikatën e BE-së.

Related

Previous Post

Liderët e Ballkanit Perëndimor sot mblidhen në Shkup, Plani i Rritjes në fokus

Next Post

Pilotët amerikanë që bombarduan Iranin do të priten në Shtëpinë e Bardhë më 4 korrik

Next Post
Pilotët amerikanë që bombarduan Iranin do të priten në Shtëpinë e Bardhë më 4 korrik

Pilotët amerikanë që bombarduan Iranin do të priten në Shtëpinë e Bardhë më 4 korrik

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.