Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

BE: Përshëndesim zhvillimin e zgjedhjeve, të zbatohet shpejt rezultati

Enesa Veseli by Enesa Veseli
10/11/2025
in Lajme
0
BE: Përshëndesim zhvillimin e zgjedhjeve, të zbatohet shpejt rezultati
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian ka përshëndetur zhvillimin e rundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke i cilësuar ato si rregullt dhe gjithëpërfshirëse. Një zëdhënës i BE-së ka bërë thirrje që rezultatet e zgjedhjeve të zbatohen pa vonesa.

“Ne mirëpresim zhvillimin e rregullt dhe inkluziv të balotazhit të zgjedhjeve të dielën. Ne bëjmë thirrje për implementim të shpejtë të rezultateve,” është thënë nga zëdhënësi i BE-së.

Burime brenda BE-së përmendin se zgjedhjet lokale, sidomos në komunat me shumicë serbe në veri, kanë rëndësi për uljen e tensioneve dhe rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. BE e ka vlerësuar pjesëmarrjen e tyre si hap të parë drejt normalizimit, pas largimit nga institucionet tri vite më parë.

Sipas të njëjtave burime, zbatimi i rregullt i rezultateve të zgjedhjeve mund të çojë në heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës. Për këtë, kërkohet transferim i shpejtë dhe korrekt i pushtetit lokal tek kandidatët fitues në të gjitha komunat.

Po ashtu, BE ka përsëritur se mungesa e një qeverie me mandat të plotë në Kosovë po e ngadalëson rrugën e saj drejt integrimit dhe po e pengon në përfitimin e fondeve nga Plani i Rritjes Evropiane.

Related

Previous Post

Greqi: Dyshohet se shqiptari i zhdukur u gjet i djegur në veturë, mjekët zbulojnë edhe plumb në trup

Next Post

Hill për Thaçin: Nëse do pranonte propozimin që nuk përfshinte Pavarësinë e Kosovës, më tha se e vrasin

Next Post
Hill për Thaçin: Nëse do pranonte propozimin që nuk përfshinte Pavarësinë e Kosovës, më tha se e vrasin

Hill për Thaçin: Nëse do pranonte propozimin që nuk përfshinte Pavarësinë e Kosovës, më tha se e vrasin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.