Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

BE: Rruga drejt Bashkimit Evropian kalon përmes dialogut Kosovë-Serbi

Valon Arifi by Valon Arifi
04/08/2025
in Lajme
0
BE: Rruga drejt Bashkimit Evropian kalon përmes dialogut Kosovë-Serbi
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian ka rikonfirmuar angazhimin e tij si ndërmjetësues në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se është duke punuar intensivisht me të dyja palët për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Ky reagim i Brukselit vjen pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron, i cili në një bisedë me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar rëndësinë e bisedimeve Kosovë–Serbi dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura.

“BE-ja pret që Serbia dhe Kosova të përmbushin shpejt angazhimet e tyre ndaj Dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë midis normalizimit të marrëdhënieve dhe perspektivave për anëtarësim në BE”, thuhet në një deklaratë nga zyra e shtypit e Komisionit Evropian.

Zyrtarët evropianë theksuan se pas takimit të fundit të kryenegociatorëve në qershor, BE-ja mbetet e gatshme të organizojë raundin e ardhshëm të dialogut sapo palët të sinjalizojnë gatishmërinë për takim, qoftë në nivel teknik apo politik.

Në deklaratë vihet në dukje se “rruga drejt BE-së për të dyja palët kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, duke shtuar se zbatimi i marrëveshjeve të dakorduara është kyç për avancimin e tyre në procesin e integrimit evropian./rtk

Related

Previous Post

Kajtazi e quan “idiot të dobishëm” Rilind Gërvallën

Next Post

Lëndohen 11 futbollistë në Serbi, i goditi rrufeja

Next Post
Lëndohen 11 futbollistë në Serbi, i goditi rrufeja

Lëndohen 11 futbollistë në Serbi, i goditi rrufeja

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.