Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bedri Hamza flet për numrin, listën dhe programin: Unë jam gati – po ju?

Enesa Veseli by Enesa Veseli
08/12/2025
in Lajme
0
Bedri Hamza flet për numrin, listën dhe programin: Unë jam gati – po ju?
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari dhe kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, përmes një video-adresimi ka njoftuar se në dy ditët e ardhme do ta shpalosë programin qeverisës.

Hamza ka ftuar qytetarët që në zgjedhjet e 28 dhjetorit të votojnë PDK-në me numër 130.

‘’Mirëdita të gjithëve nga selia e Partisë Demokratike të Kosovës. 130, ky është numri ynë në fletëvotim. Ndërsa lista jonë është e plotë, gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese për çdo qytet, moshë dhe çdo profesion. Në dy ditët e ardhshme, do ta shpalosim edhe programin tonë qeverisës, garancinë për një jetë më të mirë për secilin prej jush. Ne e dimë çfarë duam. Ne e dimë çfarë doni ju. E mbi të gjitha, e dimë çfarë i duhet Kosovës’’, ka thënë ai.

Hamza është zotuar që ai dhe ekipi i tij do t’i japin fund krizës politike dhe do ta rikthejnë normalitetin ekonomik në vend.

‘’Ne duhet t’i japim fund krizës politike. Sepse Kosova ka nevojë për një qeveri stabile, që punon për ty dhe për çdo familje. Ne do të rrisim mirëqenien e qytetarë, dhe do të rikthejmë normalitetin ekonomik në vend. Por më shumë se çdo gjë, Kosova ka nevojë për bashkim. Më shumë se kurrë më parë. Unë jam gati. Po ju?’’, ka përfunduar Hamza.

Related

Previous Post

Zelensky kërkon përgjigje: Çfarë bëjnë aleatët nëse Rusia nis sërish luftën kundër Ukrainës?

Next Post

Arben Mustafa, numri 5 i PDK-së, ndër figurat kryesore të garës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Next Post
Arben Mustafa, numri 5 i PDK-së, ndër figurat kryesore të garës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Arben Mustafa, numri 5 i PDK-së, ndër figurat kryesore të garës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.