Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bedri Hamza pas vizitës dyditore në SHBA: Kosova do të kthehet në Washington më e fortë se kurrë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
01/12/2025
in Lajme
0
Bedri Hamza pas vizitës dyditore në SHBA: Kosova do të kthehet në Washington më e fortë se kurrë
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka përmbyllur vizitën e tij dyditore në Washington D.C., të cilën e ka cilësuar si jashtëzakonisht të rëndësishme për vizionin e partneritetit të ri ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hamza ka deklaruar se agjenda në Washington ka qenë intensive, duke theksuar rëndësinë e takimeve të zhvilluara në nivel të lartë. “Dje e përfundova vizitën time të shkurtër dyditore në Washington D.C. Agjenda ishte intensive dhe e konsiderova jetike të paraqes vizionin tim për zhvillimin e Republikës sonë dhe rindërtimin e partneritetit të thellë mes Kosovës dhe administratës amerikane,” ka shkruar ai.

Kryetari i PDK-së ka bërë të ditur se ka pasur takime me përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë, Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Departamentit të Shtetit. Ai është ftuar gjithashtu në një takim të posaçëm nga James Carafano, Këshilltar i Lartë i Presidentit dhe E.W. Richardson Fellow në Fondacionin “Heritage”.

“Në takim ishin edhe Anthony Kim, redaktor i Indeksit të Lirisë Ekonomike dhe menaxher i angazhimit global në Qendrën për Liri ‘Margaret Thatcher’, si dhe Max Primorack, ekspert i lartë i çështjeve të sigurisë në këtë fondacion,” ka theksuar Hamza.

Pas kthimit nga SHBA, Hamza është shprehur jashtëzakonisht optimist për fazën e re të bashkëpunimit mes dy vendeve. “U ktheva jashtëzakonisht pozitiv për mundësitë e pashtershme të bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së, pas një periudhe të vështirë të mungesës së komunikimit dhe pezullimit të dialogut strategjik,” ka deklaruar ai.

Sipas tij, vizita në Washington ka konfirmuar gatishmërinë për projekte të reja dhe investime konkrete që do të fuqizojnë pozitën e Kosovës. “Kosova do të kthehet në Washington më e fortë se kurrë, me projekte konkrete, me investime të prekshme dhe me përfshirjen e SHBA-së në zhvillimin e hovshëm të Kosovës në diplomaci, ekonomi, sektorin e energjisë, ushtri dhe inteligjencë,” ka përfunduar Hamza.

Related

Previous Post

Specialja pa seanca deri në shkurt

Next Post

MUNDËSIA PËR NISMËN Tërheqje nga gara dhe hyrje me kandidatë në listën e një partie tjetër

Next Post
MUNDËSIA PËR NISMËN Tërheqje nga gara dhe hyrje me kandidatë në listën e një partie tjetër

MUNDËSIA PËR NISMËN Tërheqje nga gara dhe hyrje me kandidatë në listën e një partie tjetër

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.